web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshjet e borës vëshirësojnë qarkullimin rrugor në Kukës

10 Shkurt 2018, 20:42, Kronika CNA

Reshjet e shumta të dëborës të rëna në rrethin e Kukësit, kryesisht në zonat Fushë-Dukagjin dhe te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit, ku trashësia ka arritur në 8 centimetra, kanë krijuar probleme për mjetet.

Sikurse raporton Report TV, në këtë zonë ka prani të mjegullës dhe janë 5 borë-pastruese në rruge nga kompania mirëmbajtëse për pastrimin e borës në dy sense drejtimi.

Rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët në vijim.

Autoritetet bëjnë me dije se kujdes duhet treguar edhe në Rrugën Kukës-Shishtavec. /CAN.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga