web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cili politikan i kërkoi takim Izet Haxhisë?

10 Shkurt 2018, 16:56, Kronika CNA

Izet Haxhia, i cili ndodhet në arrati i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998, në një lidhje direkte në News 24, ka deklaruar se një politikan shqiptar i ka kërkuar të takohen.

Ai tha se që prej vitit, 1995 nuk ka pasur kontakte me asnjë politikan shqiptar, por para pak muajsh një politikan i opozitës i ka kërkuar të takohen.

?Një politikan i opozitës më mori në telefon para disa muajsh dhe më tha që do vi në Stamboll për një kontroll mjekësor dhe do doja të takoheshim. Por unë i thashë që nuk jam në Stamboll, por në një qytet tjetër?- kjo ka qënë deklarata e Izet Haxhisë, i cili nuk ka pranuar të flasë me emra konkret./ CNA.al





Lajmet e fundit nga