web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

11 Shkurt 2018, 09:23, Kronika CNA

Reshje të vazhdueshme shiu janë parashikuar gjatë ditës së sotme, por edhe reshje dëbore kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore.

Pasditja do sjell përmirësimin e kushteve të motit duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në zona të izoluara.

Referuar MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit, por është bërë e ditur se do të ketë një rënie të temperaturave me 1- 2°C do të në mesditë. Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2-3 ballë. /CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga