web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata e Lartë e lartë në kaos/ Vetingu mban peng dhjetë gjyqtarë

11 Shkurt 2018, 11:37, Kronika CNA

Gjykata e Lartë është mbërthyer nga kaosi. Mijëra çështje të pazgjidhura, nëpër sirtaret e gjykatës, ndërkohë që qytetarët kërkojnë dhe presin drejtësi.

Qytetarët kur i drejtohen gjykatës kanë nevojë për zgjidhje të shpejta apo së paku që këto zgjidhje të vijnë  brenda afateve ligjore.

Sipas një raporti të hartuar nga  Gjykata e Lartë, përgjatë vitit 2017 është bërë i mundur shqyrtimi i 21% të dosjeve të qytetarëve.

Sipas raportit në vitin 2017 me tre kolegjet e saj atë civil, penal dhe administrativ Gjykata e Lartë ka shqyrtuar 4713 çështje nga 22 500 që ndodhen ende në arkivën e saj për t’u shqyrtuar.

Shkak për këtë problem duket se është bërë mungesa e gjyqtarëve.

Në Gjykatën e Lartë aktualisht  janë 9 anëtarë nga 19 që duhet të ketë me ligj.

Nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë, pasi gjithçka varet nga procesi i Vetingut.

Pa mbaruar Vetingu, nuk mund të bëhet asnjë zëvendësim dhe për pasojë  nuk mund të  shtohet numri i gjyqtarëve, për të plotësuar vendet vakante./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga