web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet vendimi i Gjykatës/ Prokuroria nuk u koordinua për financierin e Habilajve

30 Janar 2018, 17:17, Aktualitet CNA

Në arsyetimin e vendimit të datës 18 dhjetor 2017, të Gjykatës së Tiranës, që lejoi ekstradimin e ?financierit? të Habilajve, Nezar Seitit, theksohet se, nga ana e Prokurorisë u argumentua se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore.

Gjithashtu, argumentohet se për të njëjtin fakt, ndaj shtetasit shqiptar Nezar Seiti, nuk është dhënë një vendim i formës së prerë dhe nuk po zhvillohet ndonjë procedim penal në Republikën e Shqipërisë.

Ndonëse Gjykata shprehet se ndaj Seitit nuk po zhvillohet ndonjë procedim penal në Shqipëri, faktet tregojnë të kundërtën, kjo pasi procedimi ndaj tyre ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej vitit 2016, për kultivim të lëndëve narkotike. Ndërsa arrestimi i tyre u krye në tetor të vitit të kaluar, kur në Babicë të Vlorës u zbuluan tonelata me lëndë narkotike, në shtëpinë e Koçerrit.

VENDIMI I PLOTË PËR EKSTRADIMIN E NEZAR SEITIT

 

Gjykata, pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi, dëgjoi prokuroren Armida Hamiti (Moçka) që kërkoi lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti në Itali, si dhe mbrojtësin e shtetasit Nezar Seiti, avokatin Detar Hysi, i cili kërkoi që kërkesa të pranohet, vëren se:

 

Prokuroria pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë i është drejtuar kësaj Gjykate me kërkesën me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Nezar Seiti nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Italisë, sipas kërkesës së autoriteteve të drejtësisë italiane.

 

Se Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë (me cilësinë e Autoritetit Qendror të Shtetit Kontraktues), në respektim të Konventës Europiane të Ekstradimit dhe dy protokollet shtesë të saj, Konventa Europiane për Ndihmë Juridike dhe Çështjeve Penale, si dhe nenet 32-33 të ligjit ?Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale?, rezulton të jetë vënë në lëvizje nga Autoriteti Qendror Ministria e Drejtësisë së Republikës së Italisë, me anë të kërkesës së datës 24 nëntor 2017 për ekstradimin e shtetasit shqiptar Nezar Seiti nga Shqipëria në Itali.

 

Se në vijim të komunikimeve mbi arrestimin për qëllime ekstradimi nga Shqipëria në Itali të shtetasit shqiptar Nezar Seiti, Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, me shkresën e saj të datës 20 nëntor 2017, ka përcjellë kërkesën e ardhur në rrugë diplomatike, së bashku me dokumentacionin përkatës që i përket themelit të ekstradimit të shtetasit shqiptar Nezar Seiti, të përkthyera në gjuhën shqipe, në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

 

Se kërkesa për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti nga Shqipëria në Itali bazohet në urdhrin për aplikimin e masës së sigurisë me burg, marrë më datë 12 tetor 2017 nga Gjyqtari i Hetimeve Paraprake pranë Gjykatës së Katanias, Itali, në procesin penal ndaj këtij shtetasi, etj., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ?organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?, parashikuar nga neni 110, 112 prg.1 i Kodit Penal italian dhe nenet 80 prg. 2, 73 e 74 të Dekretit Italian mbi Narkotikët.

 

Se më datë 20 tetor 2017 është bërë arrestimi i shtetasit Nezar Seiti me qëllim ekstradimin nga Shqipëria në Itali, sipas kërkesës së autoriteteve të drejtësisë italiane.

 

Se me vendimin e datës 24 tetor 2017, Gjykata e Tiranës ka vendosur miratimin e arrestit të përkohshëm të shtetasit Nezar Seiti dhe caktimin e masës së sigurimit ?arrest me burg me afat 20 ditor?, me qëllim kryerjen e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi në Itali.

 

Se me vendimin e datës 10 nëntor 2017, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjatjen e afatit të masës së sigurimit personal ?arrest me burg?, e caktuar me afat 20 ditor për qëllim ekstradimi, me vendimin e datës 24 tetor 2017 të Gjykatës së Tiranës, ndaj personit të arrestuar Nezar Seiti, për një periudhë 20-ditore.

 

Se me vendimin e datës 2 dhjetor 2017, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjatjen e afatit të masës së sigurimit personal ?arrest me burg? me afat 20 ditor me qëllim ekstradimi ndaj Nezar Seitit, edhe për një periudhë 50 ditore.

 

Se më datë 5 dhjetor 2017, Prokuroria e Tiranës duke çmuar se janë plotë- suar kërkesat e nenit 11 të Kodit Penal, nenit 488 e vijues të Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë, në respektim të detyrimeve të parashikuara në Konventën Europiane për Ekstradimin, etj., se nuk ka asnjë ndalim për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, i është drejtuar Gjykatës me kërkesën për ekstradimin e këtij shtetasi nga Shqipëria në Itali.

 

Se shtetasi shqiptar Nezar Seiti dhe mbrojtësi i tij janë njohur me kërkesën për ekstradimin të autoriteteve të drejtësisë italiane së bashku me dokumentin shoqërues. Se prokurorja e çështjes, në seancën gjyqësore, mbajti qëndrimin se kërkesa përmban të gjithë elementët formalë të ekstradimit dhe, për pasojë, ajo duhet të pranohet. Nuk ka asnjë shkak për mospranimin e kërkesës për ekstradim, siç janë ato të parashikuara nga neni 491 i Kodit të Procedurës Penale. Kërkesa është e bazuar në dispozitat e Konventës për Ekstradimin dhe ato të Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë.

 

Në përfundim të gjykimit, prokurorja e çështjes kërkoi nga Gjykata miratimin e kërkesës për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti nga Shqipëria në Itali, sipas kërkesës së autoriteteve të drejtësisë italiane.

 

Se mbrojtja, nga ana e saj kërkoi gjithashtu miratimin e kërkesës së autoriteteve të drejtë- sisë italiane për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, si një kërkesë e bërë në përputhje me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar, ashtu edhe me ligjin proceduarial penal të brendshëm.

 

Gjykata, si çmoi në tërësi rrethanat e çështjes, u njoh me pretendimet e palëve, analizoi kushtet e ekstradimit në raport me dispozitat ligjore, arrin në përfundimin se kërkesa për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti nga Shqipëria në Itali është e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë duhet miratuar. Gjykata arrin në këtë përfundim duke argumentuar si më poshtë vijon: Gjykata vlerëson se kërkesa për ekstradimin e shtetasit plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në legjislacionin penal procedural të Shqipërisë, të Konventës Europiane të Ekstradimit e dy protokolleve shtesë të saj.

 

Se shtetasi Nezar Seiti, për të cilin kërkohet ekstradimi është i njëjti person, ndaj të cilit është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar më datë 12 tetor 2017, nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake pranë Gjykatës së Katanias, Itali, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?, etj..

 

Se nga ana e Prokurorisë u argumentua se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikuara nga neni 491 i K.Pr. Penale, që do të bënin të pamundur ekstradimin në Itali të Nezar Seitit. Se për të njëjtin fakt, ndaj shtetasit shqiptar Nezar Seiti, nuk është dhënë një vendim i formës së prerë dhe nuk po zhvillohet ndonjë procedim penal në Republikën e Shqipërisë.

 

Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk ka arsye të mendohet që shtetasi Nezar Seiti do t?u nënshtrohet persekutimeve e diskriminimeve për shkak të racës, seksit, fesë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve apo trajtimeve të egra e çnjerëzore a poshtëruese, apo veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte apo lirie themelore të njeriut.

 

Se procedura e ekstradimit është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare si nga Ministria e Drejtësisë së Italisë, ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, Prokuroria dhe Gjykata shqiptare. Se ekstradimi i shtetasit shqiptar Nezar Seiti nuk kërkohet nga ndonjë shtet tjetër. Nuk rezulton që shtetasi Nezar Seiti do të ndiqet, do të dënohet dhe do t?i dorëzohet ndonjë shteti tjetër për një vepër penale që ka ndodhur përpara kërkesës për dorëzim dhe që është e ndryshme nga ajo për të cilën po i jepet ekstradimi.

 

Se në rastin e ekstradimit të Nezar Seitit, ekzistojnë të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligjin e brendshëm respektivisht në nenin 488 e vijues të K.Pr.Penale. Gjykata vlerëson se Konventat sikundër dhe legjislacioni i brendshëm kushtëzojnë miratimin e kërkesës për ekstradimin me plotësimin e një serë procedurash ndaj autoriteteve të shtetit kërkues, si dhe autoritetet shqiptare.

 

Përfundimisht, Gjykata vlerëson dhe çmon se kërkesa për ekstradimin e shtetasit shqiptar Nezar Seiti është e bazuar në ligjin e brendshëm dhe aktet ndërkombëtare dhe si i tillë duhet miratuar duke lejuar ekstradimin e shtetasit Sezar Seiti nga Shqipëria në Itali. /Panorama





Lajmet e fundit nga