LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

25 emrat e politikanëve, deputetëve dhe qeveritarëve që janë në listën e zezë të SHBA

30 Janar 2018, 16:39, Aktualitet CNA

Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë me emra të personave të cilëve nuk iu lejohet hyrja në territorin e këtij shteti pasi konsiderohen të rrezikshëm dhe ndaj tyre ka ?qasje speciale?.

Në këtë listën, që është publikuar më 26 janar të këtij viti, raporton ?Zeri Info?, zënë vend edhe disa kosovarë, përfshirë drejtues të institucioneve shtetërore,politikanë dhe deputetë.

Aty bëjnë pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, pastaj deputetët Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, ish deputeti Rrustem Mustafa (i njohur me pseudonimin Rremi?, ish kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku, LKÇK, por edhe të tjerë.

Paradoksalisht, në listë gjendet edhe emri i terroristit të vrarë, Lavdërim Muhaxheri, që ka qenë pjesë e grupeve ushtarake islamik të ISIS-it në Siri.

Në dokumentin e publikuar përveç emrave të politikanëve, gjenden edhe lëvizje politike, si LKÇK dhe LPK, si edhe UÇK, po ashtu, edhe biznesi ?Dona-Shell? nga Peja.

Lista e zezë me emrat

Fatmir Limaj.
Daut Haradinaj.
Rexhep Selimi.
Sami Lushtaku.
Rrustem Mustafa.
Azem Zyla.
Ramiz Lladrovci.
Emrush Xhemajli.
Gafurr Elshani.
Sabit Gashi.
Skënder Habibi.
Avdyl Jakupi.
Ismet Kryeziu.
Isak Musliu.
Maliq Ndrecaj.
Emrush Suma.
Sami Ukshini.
Muhamet Xhemajli.
Haradin Bala.
Besnik Kelmendi.
Elvis Kelmendi.
Liridon Kelmendi.
Naser Kelmendi.
Safet Durguti.
Lavdrim Muhaxheri (i vrarë).

Lajmet e fundit nga