web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagimi i fortë i ish kandidatit për deputet të PD/ Pse Basha duhet të përjashtojë Agron Shehajn?

30 Janar 2018, 15:53, Aktualitet CNA

Ish kandidati për deputet i PD ?së Andi Përmeti ka komentuar veprimin e deputetit demokrat Agron Shehaj, i cili iu bashkua PS ?së, në votimin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Përmeti ka analizuar lëvizjet e  mëhershme të kreut të PD ?së Lulzim Basha, kur eksponentë nga PD ?ja, kanë dalë kundër vendimeve të grupit parlamentar të selisë blu.

Sipas Përmetit, me veprimin e deputetit Agron Shehaj, Basha e ka rastin që të tregojë se është koherent.

?Shpeshherë Basha është akuzuar publikisht nga shumë aktorë të politikës dhe jo vetëm si njeri jokoherent, që çfarë thotë sot nuk bën nesër dhe çfarë bën sot nuk e pranon të nesërmen. Sot fati ishte me Bashën. Sot Basha ka të drejtën t?i tregojë gjithë opinionit mbarëkombëtar që ai është një person koherent, një person i cili vepron mbi baza të forta morale politike. Fatin ia solli në derë Agron Shehaj?, ka shkruar Përmeti.

Më tej, ai ka risjellë në vëmendje situatën e një viti më parë, kur deputeti Mhill Fufi doli kundër qëndrimit të PD ?së dhe për pasojë u përjashtuar nga Basha.

?Një vit e dy muaj më parë, mbasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike kishte vendosur braktisjen e votimit në parlament për shkak të keqqeverisjes së vendit nga maxhoranca, një deputet i PD, Mhill Fufi, qëndroi në parlament në kundërshtim me vendimin e grupit parlamentar të PD. Të nesërmen Basha përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Mhill Fufi me arsyen që kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Partisë Demokratike. Një veprim i mirëpranuar nga demokratët?, ka shkruar Përmeti.

Votimi i Shehajt në krah të socialistëve, në Komisionin Ekonomik, është një rast i rëndë, sipas Përmetit dhe në këto rrethana, Basha nuk duhet të qëndrojë duarkryq, por të reagojë njëjtë si në rastin e Mhill Fufit.

?Sot ndodh një rast edhe më i rëndë Partia Demokratike kishte vendosur të votonte kundër aeroportit të Vlorës (në rastin e 2016 vetëm kishte braktisur sallën, pa u shprehur me votim), një deputet i PD, Agron Shehaj, bashkoi votën me Partinë Socialiste, duke votuar në kundërshtim me vendimin e Partisë Demokratike (Mhill Fufi vetëm qëndroi në parlament, pa u shprehur me votë). Agron Shehaj veproi haptazi në kundërshtim me vendimin dhe votimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në ditët në vazhdim Lulzim Basha do ketë rastin t?i tregojë opinionit mbarëkombëtar që ai ështe një politikan koherent dhe me baza të forta morale duke përjashtuar nga grupi parlamentar dhe nga Partia Demokratike deputetin Agron Shehaj?, ka shkruar ish kandidati për deputet Andi Përmeti./CNA.al





Lajmet e fundit nga