web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për çfarë akuzohet Kryebashkiaku i Pogradecit?/Kapri pranon se dëbua nga Gjermania dhe Italia

3 Janar 2018, 13:18, Aktualitet CNA

Jo vetëm mandati i deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, por edhe si kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri  do të shqyrtohet ditën e premte pas kërkesës së prokurorisë për informacion shtesë.

Kapri sipas Europol-it është dëbuar nga Italia në vitin 1998. Por për çfarë akuzohet ai?

Kapri u thirr në prokurori të përgjithshme dhe u pyet për të dhënë shpjegime. Ai deklaroi se në 1995 ishte dënuar nga Gjermania për shkelje të rregullave të emigracionit dhe gjatë kthimit në 1998 u ndalua edhe në Itali ku po kalonte transit duke u dëbuar.

?Në vitin 1995 u dëbova nga Gjermania për shkelje rregullash emigracioni. Qëndrova ilegalisht deri në 1998, kur u ktheva nga Gjermania për Shqipëri duke kaluar nga Zvicra dhe Italia.

Në Itali më ndaluan në anije më kontrolloi policia, nuk kisha vizë dhe dokumente prandaj edhe më dëbuan.

Nuk e deklarova në formularin e vetëdeklarimit, pasi nuk e dija në çfarë pike. Në Itali isha tranzit? mësohet se është shprehur ai. Vendimi për Kaprin do të jepet ditën e premte nga KQZ. /report tv





Lajmet e fundit nga