web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/Këngëtarja e njohur kapet duke thithur drogë

3 Janar 2018, 11:48, Aktualitet CNA

Ka qenë viti i saj, me një album që triumfoi duke zënë vendin e parë në Billboard, ?Hopeless Fountain Kingdom?. Një dashuri e re, me reperin G-Easy u duk se erdhi për t?i mbushur jetën me pozitivitet.

Por një foto e saj teksa rrufit me hundë një substancë të vendosur në një mbajtëse metalike po i bën mediat të aludojnë: të jetë një ilaç për probleme respiratore, apo substancë narkotike?

Ajo po festonte me miqtë dhe të dashurin e saj G-Easy në një party privat në Miami, të nesërmen e performancës së saj në një club të njohur, për festën e Vitit të Ri.

Asgjë nuk ka qenë e thjeshtë për Halsey-n. La shkollën, prindërit e përzunë nga shtëpia sepse la shkollën, pjesa tjetër është histori.

Këngëtarja e lindur në New Jersey ia doli vetë të kthehej në një prej emrave më të rëndësishëm të muzikës aktuale, me hite si ?Colors? apo ?Castle?. Ju mund të mos e njihni, por është e sigurtë që keni dëgjuar këngët e saj.

Megjithatë, Halsey vetë ka shprehur disa herë se nuk ndihet e lumtur. ?Më parë isha njeriu më i shoqërueshëm?, u shpreh ajo për ?The Guardian?, ?Tani kam frikë nga njerëzit?./CityNews





Lajmet e fundit nga