web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza për vjedhje në Itali në 1999, Rehovica:S’e mbaj mend ngjarjen

3 Janar 2018, 12:19, Aktualitet CNA

KQZ iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme me një kërkesë për të dhëna shtesë për kërkesën në lidhje me heqjen e mandatit të deputetit të LSI, Gledion Rehovica.

Ky i fundit akuzohet se në vitin 1999, kur ka qenë student në Itali është ndaluar për vjedhje, ndërsa ka dhënë identitet të rremë Kusta Mina.

Në mbledhjen e KQZ, Rehovica nuk pranoi akuzën, ndërsa tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja. ?Kam qenë student për shkenca politike në Romë në atë kohë.

“Nuk e kujtoj me detaje këtë histori, por nuk kam asgjë për të fshehur. S?kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S?kam ndërmend të fsheh asgjë? u shpreh deputeti.





Lajmet e fundit nga