web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me thikë në dorë dhe i dehur/ 35 vjeçari kërcënon me vrasje djalin e tij

3 Janar 2018, 13:08, Aktualitet CNA

Një shqiptar 35 vjeçar u arrestua nga policia italiane për dhunë në familje.

Ndërhyrja e policisë erdhi kur denoncoi gruaja dhe fëmijët e tij, duke deklaruar se burri mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do vriste djalin 17-vjeçar.

Sipas mediave italiane, familja jeton në Montelupo të Italisë, por 35-vjeçari ishte i dehur në momentin kur ndodhi ngjarja.

Në dëshminë e dhënë nga familjarët në polici, mësohet se ai prej kohësh ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tij.

 





Lajmet e fundit nga