web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja e emrit/ Athina dhe Shkupi gjejnë zgjidhje

3 Janar 2018, 13:01, Aktualitet CNA

Kreu i qeverisë maqedonase Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek Aleksis Tsipras.

Ndërsa kanë shkëmbyer urime me rastin e vitit të ri, të dyja palët  kanë shprehur gadishmërinë dhe optimizmin se brenda vitit 2018 do të ketë një zgjidhje për çështjen e emrit dhe pas këtij zhvillimi, fqinji verior i Greqisë do të mund të bëhet anëtar i NATO-s dhe të fillojë negociatat për integrimin në Bashkimin Europian.

Mediat fqinje shkruajnë se Zoran Zaev ka shprehur vendosmërinë e vendit të tij që të hyjë në negociata substanciale me Greqinë, në këtë 6-mujor, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për emrin.

Ai ka theksuar në intervistat e dhëna se për këtë duhet edhe gatishmëria e palës tjetër, duke shtuar  se vizita e tij në Selanik për të festuar vitin e ri ishte mesazh që tregon se politikanët janë ata që duhet të hapin dyert e mbyllura.

Sipas tij, në këtë mënyrë qytetarët do të mund të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin, duke braktisur paragjykimet që kanë ardhur nga koha.

Më herët në një intervistë radiofonike, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se propozimi i qeverisë greke për emrin e Maqedonisë në negociatat e përbashkëta, do të jetë jashtëzakonisht i mirë dhe do të aprovohet nga një shumicë parlamentare e deputetëve që mendojnë me përgjegjësi patriotike dhe kombëtare.

Kotzias ka theksuar edhe njëherë se viti 2018 do jetë një vit që do të zgjidhë sidomos problemet që ka Greqia me Shkupin dhe me Shqipërinë dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që Athina të bjerë dakord me Tiranën, Romën dhe Kajron për të zgjidhur edhe çështjen e zonave ekskluzive detare me fqinjët e saj./ CityNews





Lajmet e fundit nga