web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sokol Balla fillon punë në një televizion të rëndësishëm

3 Janar 2018, 12:48, Aktualitet CNA

Nga muaji janar, Sokol Balla do të jetë në Vizion Plus me detyrë të dyfishtë, në drejtimin e këtij televizioni, duke pasur në varësi departamentin e informacionit, si dhe një emision të përhershëm politik.

Balla rikthehet në televizionin Vizion Plus, pasi ishte larguar vite më parë nga detyra e drejtorit të informacionit.

Vizion Plus është një televizion i rëndësishëm në vend. Ai shpesh kërkon të rivalizojë televizionet Klan dhe Top Channel.

Në natën e ndërrimit të viteve, Balla nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter, shkruajti se  po e lë Top Channel pas 12 vite pune atje.

?Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shumë kapituj për shume nga ne. Një nga ata edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj se pari koleget e mi të Top Channel, me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar, dhe me të cilët rruga ime sot ndahet. Gëzuar 2018! Koli?.





Lajmet e fundit nga