
Aksident në Bypassin e Fierit/ Raportohet për të lënduar
Një aksident ka ndodhur në Bypassin e Fierit. Mediat ...
Një aksident ka ndodhur në Bypassin e Fierit. Mediat ...
Elvi FUNDO *
– Pak më shumë se një vit më parë në media degjonim 24 orë në ditë Kryeministrin që artikulonte: “opozita nuk e do reformën në drejtësi. Opozita po e bllokon”. Aq shpesh dhe aq shumë u përdor Reforma në Drejtësi dhe Vettingu sa thua se shqiptarët do hanin bukë me lugë floriri sapo të miratohej reforma. Edi Rama do ishte kryeministri i drejtësisë.
Opozita bëri qëndresën e saj, ndoshta e tepëroi diku, por, më në fund, votoi reformën, duke theksuar se ligjet e mëtejshme nuk ishin përgatitur dhe Rama po bënte gjithçka për të kapur drejtësinë.
Në atë kohë në krah të kryeministrit ishte edhe LSI që sot është kundërshtarja më e ashpër e Edi Ramës, më e ashpër edhe se vetë Basha.
Skandali i fundit i përgjimeve të bandës së Habilajve nga italianët, risolli në vë bnmendje dhe vuri në provë reformën. Por palët sërish filluan akuzat. Kryeministri i reformës në drejtësi, akuzoi prokurorët për përdorim politik. Prokuroria kërkoi arrëstimin e Saimir Tahirit, por Rama dhe PS nuk e lejojnë sepse mendojnë që prokurorët Tropojanë urdhërohen nga Sali Berisha. Mos vallë duhej që prokurorët e çështjes të ishin nga Tepelena apo Vunoi, për këtë u bë reforma për origjinën e prokurorëve? Gjithsesi edhe atyre do u gjendej lidhja me PD-në.
Por përtej akuzave politike ndaj prokurorëve Edi Rama, kishte në dorë të jepte shembullin e parë në politikë se reforma do zbatohej dhe palët do ishin në krah të drejtësisë. Në rast se akuzat ishin të montuara dhe keq përdorura, instrumenta dhe hapësira të tjera ligjore mund të çonin pas prangave treshen e prokurorëve që po abuzonin me detyrën. Në rast se reforma nuk i ka këto instrumenta ligjorë, merreni dhe hidheni në kosh të plehrave, pasi nuk do kishte asnjë vlerë pa pasur kontrroll të rreptë mbi vëndimet dhe kërkesat e prokurorëve.
Në dy kohë
Rama nuk e dha shembullin ashtu sic nuk e dha dje Berisha kur mbrojti Lulzim Bashën, për më tëpër ata që kanë memorie politike në PD ose gazetarët le të kujtojnë deklaratat e Spartak Ngjelës, në mbrojtje të Lulzim Bashës, kur thoshte se “Rruga e Kombit” ishte investim stategjik dhe vendim politik i qeverisë dhe, si i tillë, duhet të mbrohet politikisht.
Mbrojta u bë, drejtësi nuk pati, Basha e kaloi pa asnjë pasojë, për më tepër po drejton opozitën përballë Ramës, drejtim i mefshtë me retorikë boshe, papagallizëm i lodhshëm, përballë neverisë që vjen nga qëndrimet e kryeministrit.
Ilir Meta u kap me bllok në dorë, u denoncua në “Fiks Fare”, filmimi u quajt montim, në fund nuk ekzistonte, të gjithë e panë me zë e figure. Ilir Meta shkoi përballë drejtësisë u mbrojt nga disa ekspertë që më pas i bëri drejtorë. Doli i pafajshëm, sot është President. Drejtësi nuk ka.
Saimir Tahiri minimalisht nuk duhet të kishte imunitet. Ashtu si Lulzim Basha apo Ilir Meta dje, ai duhet të përballet me drejtësinë, jo sipas oreksit politik, por në zbatim të një reformë që politika për 2 vite çmendi çdo shqiptar dhe tani po na tregon se nuk ka asnjë vlerë.
Edi Rama kishte shansin të ishte kryeministri i drejtësisë, duke lejuar të funksionojë çdo instrument ligjor i asaj reforme që trumbetoi. Pasi të përfundonte procesi do kishte jo 2 por 3 anë të medaljes në duar. Ish-Ministrin e tij me vendim drejtësie, i pafajshëm fitore e Tahirit, fajtor humbje politike e Ramës pasi duhet të merrte kostot.
Së dyti reformën si sukses, në rast se procesi do ishte i hapur dhe transparent, jo si në rasti Basha apo Meta dhe siç po ndodh tani me Tahirin.
Së treti kishte çdo të drejtë të denonconte në prokurori dhe të kërkonte publikisht llogari bashkë më qytetarët për çdo aferë të qeverisë së djeshme Berisha apo Rama-Meta, kështu do kishim më në fund kryeministrin e drejtësisë.
Në fakt prej disa ditësh kemi Kryeministrin që kërkon të vërtetën, pa pritur fjalën e drejtësisë, por kursesi Edi Rama pa drejtësinë e lejuar dhe respektuar deri në fund nuk mund të gjejë të vërtetën. Thjesht do kemi një të vërtetë që i pëlqen atij, vdekjen e reformës, apo turpin e saj në rast se po përdoret politikisht nga çdo palë në politikë.
Në fakt askush nuk e beson se gjykatësit sot kanë më shumë frikë PD-në, Lulin, Metën, LSI-në apo Berishën sesa Ramën. Një opozitë e vogël e rrudhur me një tufë të paaftësh në parlament nuk mund të jetë e frikshme përpara drejtësisë, kjo për pjesën e PD, ajo e LSI është çeta që duhet të ishte pas hekurave sa e sa kohë përpara skandalit të Tahirit. Përballë tyre është edhe kryeministri i cili me kazmë në dorë po sakaton atë reformë që e ?kërkoi? dhe aq shumë akuzoi opozitën, tani e refuzon dhe kërkon të vërtetën e tij dhe jo atë të drejtësisë. Kryeministri i drejtësisë ka vdekur./*Shkruar për Citynews.al
I pari i qeverisë sonë doli sot me zë, figurë dhe letër para...
Për koinçidencë, në të njëjtën datë të 5 viteve më parë, Elv...
Sot Gjykata vendosi masën e sekuestros për aksionet që deput...
Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit Drejtues i...
Pavarësisht motit të keq, Rruga e Arbrit është hapur për qar...
Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Arjan Dodaj mer...
Nga Miron ÇakoNë datën 22 janar, Kisha Orthodhokse kremton k...
Legalizimi i kanabisit në shumë vende ka ngjallur diskutime ...
Ndërprerja e reshjeve të dëborës, mbrëmjen e djeshme ka bërë...
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme por të ftohta ...
Vrasja e 4 personave në 21 janar 2011 në bulevardin Dëshmorë...
Në ditët në vijim pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga...
“Edi Rama ka 1001 krime mbi supe, por jo në 21 janar”. Kjo i...
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në Sarandë.Policia...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK ndaj Erj...
Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqipt...
Çmimet CCIT vlerësojnë çdo vit sipërmarrjet më të mira shqip...
Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili është arrestuar p...
Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madho...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një aksident ka ndodhur në Bypassin e Fierit. Mediat ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Drenovës ku një...
Policia e ekuadorit ka konfirmuar ditën e djeshme vras...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë-Th...
Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht in...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e ndarë ...
Transporti publik është renditur si një nga problematikat ...
Si një nga problemet kryesore që kanë renditur qytetar...
Muaji i ardhshëm shënon një hap të rëndësishëm në rind...
Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësua...
Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës e njoftoi një prift...
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë disa nga...
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Br...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj ka folur për deklaratat ...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...