web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi 60 gjyqtarë dhe prokurorë me llogari bankare jashtë vendit/ Ja emrat

6 Tetor 2017, 09:16, Aktualitet CNA

Ndërsa procesi i Vettingut po afrohet, sa vjen dhe shtohet paniku në radhët e drejtësisë.

Kushdo që ka kryer afera korruptive dhe ka pasur lidhje me krimin do të duhet të largohet.

Sipas ILDKP, vëmendje e veçantë do tu kushtohet gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë llogari bankare jashtë vendit.

68 emra janë aktualisht në proces verifikimi, mes të cilëve rezulton se ka persona me pasuri dhe llogari bankare jashtë vendit, që janë pjesë e Gjykatës së Lartë apo KLD.

Mësohet se mbi 60 gjyqtarë dhe prokurorë posedojnë llogari bankare jashtë vendit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Drejtoria e Pastrimit të Parave po verifikon secilin emër dhe se do të bashkëpunohet me 43 shtete ku do të kërkohet informacion.

Nga konstatimet e ILDKP, deri më tani rezultojnë se gjyqtarët kanë pasuri shumë të lartë, ndërsa prokurorët kanë pasuri modeste krahasuar me ta, pasi shumica kanë dekalruar vetëm banesat ku jetojnë dhe pagat e tyre dhe të familjarëve.

Ndërsa gjyqtarët kanë dhjetra llogari dhe prona.

Emrat e gjyqtarëve që kanë llogari jashtë janë disa. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zhezair Zaganjori ka deklaruar një pasuri prej 13.700 euro në llogarinë e djalit të tij ?Deutch Bank?, në Gjermani.

Anëtari i KLD, Gjin Gjoni ka deklaruar se ka pasuri prej 10.397 euro në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Brunilda Kadi, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës ka deklaruar një llogari bankare prej 3975 dollarë në emër të bashkëshortit në SHBA.

Neritan Ceka, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ka deklaruar se posedon dy pasur të patundshme në Gjermani, ndërsa Kastriot Gramshi, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, ka një depozitë në Chase Bank, New York në vlerën prej 82689 dollarë si dhe TD Bank në New York një shumë prej 263 dollarë si dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 180 m2 në New York të SHBA.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bën të ditur se do të nisë verifikimi i pasurive të sipërpërmendura./ CityNews





Lajmet e fundit nga