web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Ministrat lirojnë nga detyra Sekretarët e Përgjithshëm/Sot pritet emërimi i të rinjve

6 Tetor 2017, 08:57, Aktualitet CNA

Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive në qeverinë “Rama 2”, janë liruar të gjithë nga detyra.

Burime zyrtare i thanë Citynews.al së të gjithë ministrat dje kanë liruar nga detyra sekretarët e përgjithshëm, ashtu siç u paralajmërua rreth 2 javë më parë.

Sipas të njëjtave burime pritet që sot pas konsultimeve mkë kryeministrin të bëhën emërimet e reja por edhe disa lëvizje dhe rikonfirmime të këtyre sekreratëve.

Lëvizjet e sekretarëve të përgjithshëm të cilët janë autoriteti më i lartë i administratës civile në institucione erdhi pas rikompozimit të qeverisë. Qeveria “Rama 2” do ketë më pak ministri, bashkimi i disa prej tyre u përdor si argument për të larguar edhe sekretarët e përgjithshëm, për të kaluar më tej në një reformë të plotë strukturore të minstitucioneve./Citynews





Lajmet e fundit nga