web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohet 67.7 Kg kanabis/ Tre të arrestuar

6 Tetor 2017, 06:41, Aktualitet CNA

Në kuadër të operacionit të koduar ?STAN? në qytetin e Fierit, policia ka sekuestruar 67.7 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundu finalizimi i operacionit të koduar ?STAN? ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Mitat Stani, 58 vjeç.

2.Përparim Stani, 30 vjeç.

3.Arti Stani, 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit Mitat, Përparim dhe Arti Stani posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga