web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri i Brendshëm s'ka fuqi për të larguar Drejtorin e Policisë së Shtetit

5 Tetor 2017, 20:26, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Kryemadhit, ministri Xhafaj, pavarësisht se ka shprehur interes për të punuar dhe bërë diçka, sërish ai nuk po mundet të shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, edhe pas deklaratave të forta të ambasadorit Donald Lu.

Kjo bën që ai të bashkëjetojë me llumin në të cilin është zhytur Policia e Shtetit.

“Jemi në një situatë të tillë që po të shikosh mënyra se si është strukturat dhe ngritur qeveria nuk është se Ministrisë së Brendshme i ke dhënë mundësi për ta fuqizuar. Përderisa zt.Xhafaj nuk arrin të ndryshojë një nga njerëzit kryesor për funksionimin e policisë që është drejtori i Policisë së Shtetit, atëherë ose do të bashkëjetojë me atë llum që është Policia e Shtetit ose nuk është i fuqishëm për të lëvizur drejtorin e Policisë. Le ta shohim”, – tha Kryemadhi. /CityNews





Lajmet e fundit nga