web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kundërshtimet brenda PD-së / Basha: Janë interesa personale

5 Tetor 2017, 19:35, Aktualitet CNA

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa komentoi platformën e prezantuar nga grupi i kritikëve të tij nën Lëvizjen për Ringritjen e Partisë Demokratike, tha se asnjë lëvizje nuk mund të përçajë PD-në.

Sipas tij anëtarët e Partisë Demokratike janë të zgjuar dhe të zhdërvjellët dhe dinë ta ndajnë shapin nga sheqeri, dinë t’i ndajnë interesat personale nga ato të përgjithshme për të mirën e PD-së.

Më tej ai tha se i mirëpret të gjithë për kritika dhe debate, pasi sipas tij e ndihmojnë PD-në, ndërsa shtoi se kritikët e tyre s’kanë dallim nga anëtarët e tjerë. Sipas Bashës arsyeja e kundërshtimeve nuk është gjë tjetër vetëm një interes personal, për shkak se nuk ishin pjesë e listës së tij dhe nuk janë deputetë. /CityNews





Lajmet e fundit nga