web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush ka qenë njeriu më i besuari i Ilir Metës/ E zbulon Monika Kryemadhi  

5 Tetor 2017, 19:31, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është duke zhvilluar një bisedë në studion e emisionit ?360 Gradë?. E pyetur rreth kandidimit të saj, krahas Petrit Vasilit, në garën për të qenë në krye të LSI-së, Kryemadhi tha se kjo ishte një përzgjedhje e diktuar nga situata, pasi duhej një opozitë e fortë.

?Zgjedhja ime si kryetare e LSI erdhi si rezultat i disa diskutimeve dhe debateve pas zgjedhjeve ku LSI-ja do të ishte në opozitë. Krijohet një situatë e re. Duhej një luftë frontale në Parlament dhe një riorganizim i LSI-së në terren. Z.Vasili do të përqendrohej 100% në Parlament për shkak të eksperiencës. Ashtu në terren, kemi një situatë shumë të vështirë është e domosdoshme që strukturat e LSI-së të riorganizohen. Ilir Meta edhe mund të propozonte. Meta mund të mos ketë qenë dakord para zgjedhjeve. Mos harroni që z.Meta ka pasur Petrit Vasilit njeriun më të besuar?, ka artikuluar bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi./CityNews





Lajmet e fundit nga