web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali VELIAJ/ “eKiosk”, tender i paracaktuar,nga 4 firma në garë, 3 ofruan “0 lekë”

5 Tetor 2017, 19:23, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat ku njoftojë se përdorimi i çertifikatave do të minimizohet në maksimum, dhe e shiti këtë gjë si reformë të madhe të qeverisë që drejton. Nga ana tjetër kryebashkiaku i Tiranës ka bërë një tender me vlerë mbi 200 milion lekë për pajisjen me çertifikata të qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe disa vartës të tij, trumbetuan me të madhe në media se bashkia tashmë ofronte shërbimin ?eKiosk?. Ky shërbim ka të bëjë me ngritjen e kioskave elektronike, të cilat do të jenë të lidhura me sistemin elektronik të gjëndjes civile, dhe ëdo qytetar mund të futet personalisht. Por, ajo që nuk kanë mësuar qytetarët ka të bëjë me koston e këtij shërbimi.

?TPZ.AL? investigoi të gjithë procedurën e ndjekur nga Bashkia e Tiranës. Pak muaj më parë, bashkia hapi një procedurë prokurimi në Agjencinë e Prokurimit Publik, me objekt ?Ofrimi i shërbimeve e-kiosk në NJ.A?. Fondi për këtë tender ishte mbi 200 milion lekë me TVSH. Procedura e tenderit u zhvillua më datë 29 gusht, pra gjatë pushimeve verore për një pjesë të mirë të administratës. Megjithatë, ?TPZ.AL? ka mësuar se në këtë tender kanë marrë pjesë 4 firma. Deri këtu ëdo gjë normale. Më pas, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave hapën edhe zarfet. Dhe këtu filluan dyshimet e para. Nga 4 firma që morën pjesë në tender, 3 prej tyre kishin ofruar ?0 lekë?!

?TPZ.AL? vijoi të gjurmojë edhe firmat që morën pjesë, duke siguruar edhe dokumentet e plota të këtij tenderi. Në dokumentin ?njoftim fituesi? shkruhet se fituesi i këtij prokurimi është firma ?PCB? shpk, me adresë në Prishtinë, Kosovë. ?TPZ.AL? nuk po investigon firmën, por veprimet e prokurimit, për të cilat dyshohet se janë formale, madje fituesi është paracaktuar.

Në dokumente thuhet se në tender mori pjesë operatori ekonomik ?PBC? shpk. Ajo ofroi më shumë se 160 milion lekë me TVSH. Firma e dytë që mori pjesë ishte ?Fastech? shpk dhe vlera e ofertës është ?0 lekë?. Firma e tretë është ?Enigma Development? shpk. Edhe kjo firmë ofroi ?0 lekë?. Operatori i katërt ishte ?S-Systems? shpk dhe vlera e ofertës është ?0 lekë?.

Për procedurë, tre firmat ?Fastech?, ?Enigma Development? dhe ?S-Systems? s?kualifikohen. Të tria me të njëjtën arsyetim: Nuk paraqitën ofertë!

Ajo që bie në sy në këtë procedurë është oferta ?0 lekë? e tre firmave. Dy janë dyshimet për këtë tender: 1. Mund të jetë i paracaktuar. 2. Firmat që ofruan ?0 lekë? mund të kenë hapur ?rrugën? për fituesin. Pra, ose Bashkia e Tiranës ka parazgjedhur fituesin, ose firmat që morën pjesë në garë kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën. Tashmë, organet e drejtësisë, ose Kontrolli i Lartë i Shtetit, mund të hetojnë këtë tender.

Në lidhje me këtë tender, ?TPZ.AL? ka mësuar se ky shërbim, pra ?eKiosk?, do të mundësojë ofrimin e shërbimeve të gjendjes civile ndaj qytetarëve të saj, për të ardhur në ndihmë të tyre dhe për të lehtësuar punën e stafit të zyrave të gjëndjeve civile. Projekti synon të sigurojë Implementimin e kioskave elektronike, të cilat do të jenë të lidhura me sistemin elektronik të gjëndjes civile, nga ku qytetarët mund të paraqiten dhe të pajisen në kohë reale me dokumentat elektronike: certifikatë lindje, certifikatë martesore, certifikatë shtetësie, certifikatë vendbanimi.

Aktualisht, Bashkia Tiranë, si bashkia më e madhe në vend nga e cila varen 24 Njësi Administrative me rreth 860 mijë banorë gjithsej, përjeton vështirësi në menaxhimin e një sërë procesesh administrative të nevojshme në shërbimin ndaj qytetarëve për pajisjen me dokumentat e gjendjes civile. Prej disa vitesh, pranë zyrave të gjendjeve civile është implementuar një sistem elektronik i specializuar për regjistrimin dhe printout-in elektronik të dokumentave. Si rrjedhojë e kërkesave mjaft të shpeshta për pajisjen me dokumenta të kësaj natyre, shpesh herë krijohen rradhë pranë sporteleve të zyrave të gjendjeve civile, duke krijuar kështu vonesa të konsiderueshme në marrjen e shërbimeve nga ana e qytetarëve.





Lajmet e fundit nga