web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-kryepolici i Elbasanit: Çapja, nuk ishte i përkëdheluri i policisë

5 Tetor 2017, 19:19, Aktualitet CNA

Ish-Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Aleks Hajdari, tha për emisionin ?Të Ekspozuarit? të Ylli Rakipit në News24, se nëse ?unë do të zgjidhja një qytet për të drejtuar, ai do të ishte Elbasani?.

?Elbasani nuk futej në ato qarqe në atë kohë që kishte aktivitete kriminale. Grupet kriminale kanë ekzistuar edhe në atë kohë që kam qenë unë, por policia kontrollonte territorin. Unë mendoj se ka neglizhencë nga ana e policisë. Në vitin 2009 kur unë kam qenë, nuk mbaj mend që fisi Capja të ketë qenë mbështetës i PD-së. Fisi i Çapajve nuk ka qenë i përkëdhelur i policisë. Nuk di që fisi i Çapajve ka pasur lidhje me politikën. Gjithsesi, në atë kohë një anëtar i fisit Çapja ka pasur dyshime për vrasje. Të gjitha materialet shkuan në Prokurori?, tha ish-kryepolici i Elbasanit.





Lajmet e fundit nga