web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha: Kontrolli i qytetit të Elbasanit nga bandat, ndryshon bashkë me pushtetin politik

5 Tetor 2017, 19:48, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ?Të Pakespozuarit?, foli gjatë, për historinë e krimit në qytetin e Elbasanit dhe bandat që e kanë kontrolluar dhe vazhdojnë ta kontrollojnë këtë qytet. Ai bëri një historik të përplasjeve të bandave të viteve 2000, dhe më pas të përplasjes mes fisit Çapja dhe Çela.

Hoxha u shpreh se politika ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm në kalimin e pushtetit nga njëra bandë në tjetrën, dhe se pushteti ka bashkeëpunuar me këto banda gjithmonë.

?Sa herë ndryshon pushteti politik, vihet re edhe një ndryshim i pushtetit të bandave.?

Hoxha u shpreh se policia është totalisht jashtë loje në Elbasan. Ndryshimet në polici vijnë gjithmonë nga lart, duke ju referuar politikës. Hoxha tha se ?dikush sipër kërkon që situata në Elbasan të mos zgjidhet asnjëherë?.





Lajmet e fundit nga