web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bushati: Ndërkombëtarët po i thonë Ramës, “timonier të mbaruan alibitë”!

6 Tetor 2017, 08:24, Aktualitet CNA

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? ka komentuar deklaratën e bujshme të ambasadorit Lu për krimin e organizuar në vend.

Sipas Bushatit, ndërkombëtarët e kanë rritur presionin ndaj Ramës, dhe sot po i tregojnë atij se nuk i kanë mbetur më alibi. Bushati u shpreh se Rama dhe propaganda e rilindjes, përpara zgjedhjeve, fitoi kohë duke servirur kokën e Saimir Tahirit, për të thënë se ai vetë nuk është i lidhur me krimin, dhe prandaj largoi Tahirin.

?Rama edhe përpara zgjedhjeve, fitoi kohë me Saimir Tahirin, duke thënë nuk jam unë njeriu i lidhur me krimin por Saimir Tahiri, dhe unë po e heq?

Bushati foli edhe për bandat në mandatin e parë të Sali Berishës, për të treguar se kur qeveria ka vullnet për goditjen e bandave, atëherë është mjaft e thjeshtë, edhe pse më vonë Berisha u bashkua me krimin. Ndërsa sot, jemi në fazën kur qeverisë i duhen kriminelët për t?i përdorur.

?Kemi banditë që përdoren nga politika për zgjedhjet, dhe më pas u jepen favore? u shpreh Bushati.





Lajmet e fundit nga