web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama sulmon opozitën/ Akuza e fortë e qytetarëve: Ngele duke vjedhur nga të gjitha anët

6 Tetor 2017, 07:46, Aktualitet CNA

Pas një postimi në rrjetet sociale, ky kryeministri Rama sulmon opozitën, kanë reaguar qytetarët, të cilët e akuzojnë kryeministrin se sipas tyre po vjedh popullin.

? Ngelet tu vjedh nga te gjitha anet,nuk u ngopet ndonjeher, mjere populli i shkret.?- shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër komentues e akuzon Ramën se sulmon ?peshqit? e vegjël dhe jo ata të mëdhenjtë.

Ja si shprehet qytetari ?Po shum e vertet mbroni njerzit e zakonshem , po peshqit e medhenj paguajn tvsh apo disa e disa jo.?

?Zoti kryeminister merresh me shume me opoziten sa me hallet e pupollit ndaj shih cdo besh per punsimin .ju si qeveri duhet te keni nje plan per punesimin dhe duhet te mbroni te drejtat e puntoreve .sa per taksat cdo biznes duhet te paguaj per ate qe eshte.”- shkruan një komentues tjetër.

Gjithashtu ka disa komentues të cilët e akuzojnë kryeministrin se nuk po mban premtimet që ju dha qytetarëve në lidhje me biznesin e vogël.

?Mirmengjesi z Kryeminister. Ju nuk e mbajtet premtimin qe i dhatë popullit .. qe biznesit te vogel do ja heqim taksen vjetore . Dhe dje ju e ngritet prap TVSh . Mund te me thoni . Sa fitojne bizneset e medha num krahesohet me bisnesin e vogel . ju lutem mos e ngrini TVSh e bisnesit te vogel se nje kioske te vogel kemi e sna del fitimi …?

Ndërsa një komentues tjetër thotë ?po me mire do ishte qe Meta mos te ishte ne fronin e Presidentit..dhe Ruçi mos te ishte ne fronin e Parlamentit!!!Shqiperia ka nevoje per investime e jo taksime ne max..nafta dhe ushqimet e shportes Jane me shtrejte se ne Londer!!?

Një qytetar tjetër i kërkon kryeministrit të merret me ?ujqërit? e mëdhenj, pasi sipas tij të vegjlit fitojnë vetëm bukën e gojës.

? Pershendetje Kryeminister: kush ta ketë hak bjeru ne koke, por me shum ujqerve te medhenj,dhe jo te vegjelve qe fitojn vetem buken e gojes,se eshte gjynah?- shkruan qytetari.

?Mirmengjesi! Nuk na gjen gje nga biznezi vogel jo por ne te keqen e kemi nga punonjsit e shtetit qe me nje rroge shteti jane ber te pushtetshem dhe nuk pyesin per njerzit e zakonshem.?- shprehet një tjetër qytetar./ CityNews





Lajmet e fundit nga