web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkodër/ Arrestohet me 118 doza kokainë 26-vjeçari

6 Tetor 2017, 07:32, Aktualitet CNA

Në kuadër të operacionit të koduar “Pedonalja”, policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, i cili akuzohet si shpërndarës Kokaine si dhe janë sekuestruar 118 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Blerim Harusha, 26 vjeç, banues në lagjen ?Ajasem? Shkodër.

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në vendin e quajtur ?Pedonale? në  lagjen  “Vasil Shanto”,  gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu  gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 doza të tjera të lendës narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe  9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve? parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./ CityNews

 





Lajmet e fundit nga