web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama 2” / Ministria e Brendshme bëhet me katër zv/ministra

6 Tetor 2017, 08:19, Aktualitet CNA

Rreth një muaj pas marrjes së detyrës nga qeveria e re ?Rama 2?, kabineti ka funksionuar pa zv/ministra. Vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi disa ditë më parë se emrat e zv/ministrave do zyrtarizohen në mbledhjen e Asamblesë së PS në 7 tetor. Një ditë përpara kësaj mbledhje, Shqiptarja.com ka mësuar se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit.

Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër.

Emrat e zv/ministrave të tjerë ende nuk bëhen të ditur, por e vetmja e sigurt duket Rovena Voda, ish-shefja e Kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj emëruar në këtë detyrë në muajin maj 2017. Voda është konfirmuar se do të jetë një nga zv/ministrat e Brendshëm, krahas tre të tjerëve.





Lajmet e fundit nga