Zbehet protesta në Korçë, protestuesit numërohen me gishtat e dorës
Protesta e zhvilluar këtë të martë në Korçë nuk ka arritur...
Protesta e zhvilluar këtë të martë në Korçë nuk ka arritur...
Bashkia e Rrogozhinës ka marrë përsipër që të ngrejë një landfill për të mbledhur mbetjet e Lushnjes, Divjakës, Kavajës dhe Peqinit. Problemi qëndron se, ky landfill është parashikuar të ndërtohet shumë pranë qendrave të banuara.
?Fiks Fare? dëgjoi pretendimet e banorëve të fshatit Gosë dhe të Bashkisë Rrogozhinë. Banorët thonë se landfilli do të ndërtohet në një kodër, ku janë burimet e ujit të pijshëm, madje afër ujësjellësve.
Në një ballafaqim me banorët, nënkryetari i Bashkisë, Xhavit Halili tha se nuk kishte dijeni se do ndërtohej në Gosë.
?Fiks Fare? siguroi një dokument, ku shkruhej se landfilli ishte parashikuar të ndërtohej pikërisht në Gosë. Megjithatë, në këtë dokument cilësohej se, ?njolla në hartë ishte vendosur gabim, pasi landfilli do të ndërtohet në Lekaj?.
Denoncimet në ?Fiks Fare?
Gazetarët e ?Fiks Fare? morën pjesë në një protestë të banorëve të fshatit Gosë, për ndërtimin e këtij landfilli, në javën e dytë të muajit shtator. Ata thanë se vendi ku do të ndërtohet landfilli është afër burimeve të ujit.
?Neve s?na ka pyetur njeri, edhe pulat t?i pyesësh kundër tyre do të jenë. Landfilli është në vijë ajrore 300 metra larg fshatit Gosë, atje ka burime ujore që shkojnë normalisht që çdo shtëpi, ka puse private. Nga ujësjellësi qendror që furnizon fshatrat përreth, jemi 350 metra larg pusit që furnizon me ujë Gosën. Jemi një popullsi mbi 10 mijë banorë, që preken nga ky landfill. Ne kemi mbledhur firmat e popullatës. Aty është Dajti ynë. Do të vinë mbetjet e Divjakës, Lushnjes, Rrogozhinës, Kavajës, etj., do të bëhet landill rajonal. Falenderojmë emisionin Fiks Fare, sepse janë vettingu i shqiptarëve?, thonë banorët.
Në protestë ishin përfaqësues të PD-së dhe të PS-së.
?Unë jam kryetari i PS-së në këtë zonë, këtu është edhe kryetari i PD-së. Ne s?jemi kundër landfillit, jemi kundër vendit?, thonë ata, ndërsa një grua shton se ?për këtë vend luftojmë të gjithë, burra dhe gra?.
Disa banorë u shpjegojnë gazetarëve të ?Fiksit? edhe vendin se ku do të ndërtohet landfilli, i cili është në një kodër, shumë afër qendrave të banuara. ?Afër këtij vendi janë disa fshatra, Oshtuni matanë kodrës, më pas fshatrat Lekaj, Gosë, Gosë e Vogël. Më tej Rrogozhina?, thonë ata.
Bashkia gënjen banorët
?Fiks Fare? shoqëroi banorët në Bashkinë Rrogozhinë, ku takojnë nënkryetarin Xhavit Halili. ?Nuk ka fuqi Këshilli Bashkiak të miratojë. Mund ta miratojë në parim. Janë disa ministri që do të shikojnë vlerësimin?, thotë ai. Më pas shpjegon se, aktualisht është miratuar projekti urbanistik i përgjithshëm, me fondet e qeverisë.
?Në dijeninë time, unë di për planin rregullues, për vendndodhjen, nuk jam në dijeni të këtij fakti?, thotë ai. I pyetur për ?njollën? në hartë, ku shihet se landfilli do të ndërtohet në Gosë, ai thotë se ?nuk e di saktësisht ku do të jetë?. Madje pretendon se nuk e di më konkretisht zonën ku do të ndërtohet landfilli. Sipas tij nuk është diskutuar me banorët vendi ku do të ndërtohet landfilli.
Përpos këtyre pretendimeve, ?Fiks Fare? siguroi një dokument nga Bashkia e Rrogozhinës, e cila pranonte se projekti i parë për ndërtimin e landfillit ishte pikërisht në fshatin Gosë. Pra, ndryshe nga sa deklaronte nënkryetari i Bashkisë, Xhavit Halili.
Por, pas protestave të banorëve dhe interesimit të ?Fiks Fare?, Bashkia më 14 shtator lëshoi një tjetër dokument, në formën e njoftimit, ku i drejtohej Njësisë Administrative Gosë.
Në këtë dokument thuhet se, ?nga këqyrja e dokumentit të paraqitur nga studioja, e cila ka hartuar planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë Rrogozhinë, rezulton se ka një gabim grafik në hedhjen e njollës së territorit të parashikuar për landfill, duke bërë një spostim fiktiv të saj?. Më tej shtoi se, studimet paraprake për territorin ku do të zhvillohet landfilli është në një zonë tjetër, pikërisht në fshatin Lekaj.
Banorët thonë se vendi është sërish afër fshatrave Gosë dhe Lekaj, disa qindra metra larg vendit të mëparshëm. Edhe pas ndryshimit të vendit, banorët e këtyre fshatrave kanë dalë kundër Bashkisë. /Top Channel
Zëvendës ministri i Jashtëm grek, Janis Amanatidis, në një i...
Ish-ministri i Bujqësisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim...
Nga Fieri vjen një rast “made in Albania”.Valentina Sulaj tr...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e s...
————————————————— Nga cikli : Universiteti i Tiranës në lita...
Shpresa Kamberi, banuese në Drenovë, tregon në emisionin “ST...
Pas deklaratave të pak ditëve më parë për familjet mafioze d...
Ish-deputeti socialit, tashmë kryetar i partisë “ZGJIDHJA”, ...
Autoritetet e policisë së Elbasanit kanë arritur të identifi...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Peqin, ku ...
Pavarësia e Katalonisë nga Spanja do të shkatërrojë Bashkimi...
Kamera e emisionit BOOM në Rtv Ora News, ka shkuar pranë lag...
Naim Miftari, ish agjent i Shërbimit Informativ sekret të Re...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si duket vijon të je...
Argumenti se shtrirja e tvsh-se ne te gjithe zinxhirin e qar...
Për t’i shpëtuar arrestimit, Enea Bekteshi kishte instaluar ...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë De...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, do të thirret si dës...
Ish-deputeti i njohur si ‘deputeti kaubojs’, Eduart Ndocaj, ...
Në situatën kur megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Europol, në bashkëpunim me autoritetet franceze, si edhe ...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë fabrikën e letrës në...
Autoritetet policore në ishullin Mykonos të Greqisë arrest...
Një pikë karburanti është grabitur me armë gjatë natës. R...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua këtë të martë ...
Kjo e martë ka shënuar lëkundje sizmike të fuqishme në dy ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur në samitin e G...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...