web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Leo në Louise/ Adoleshenti kryen vetëvrasje pasi shkolla nuk pranoi ndryshimin e emrit

31 Gusht 2017, 21:15, Kosova & Bota CNA

Një djalë i ri adoleshent transgjinor ka kryer vetëvrasje pasi shkolla ku ai mësonte e ka përjashtuar nga mundësi për të ndryshuar emrin nga Leo në Louise.

15-vjeçari Leo Etherington nga Wycombe i Britanisë së Madhe i kishte rrëfyer babait të tij se kishte lindur në trupin e gabuar.

Babai i tij ka treguar se pavarësisht inatit dhe urrejtjes që kishin ndaj tij në shkollë duke mos e përkrahur në hapat e ndërmarra, Leo kishte mbështetjen e miqve dhe të familjes.

Për shkak se shkolla ku studionte nuk e ka lejuar të ndryshonte emrin, djaloshi kaloi në depression dhe kreu vetëvrasje duke u varur në shtëpinë ku jetonte.

Vetëm një nga profesoret e adoleshentit vijoi t?i thërriste Louise edhe pas vdekjes, në kujtim të dëshirës së vetë 15-vjeçarit.

Ngjarja ka shokuar komunitetin në fjalë dhe ka hapur një diskutim të madh mbi mënyrën se si shkollat duhet të sillen me fëmijët dhe dëshirat e tyre. /Citynews





Lajmet e fundit nga