web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendi ku partnerët tradhëtojnë më shumë

6 Gusht 2017, 19:50, Kosova & Bota CNA

Tradhëtia ndaj partnerit nuk është kurrë një ide e mirë dhe as nuk duhet përgëzuar kurrë.

Për fat të keq shumë njerëz nuk mund ta ndalojnë veten së tradhëtuari partnerët e tyre.

Por pabesia dhe respekti ndaj një lidhjeje është diçka e cila ndodh në çdo vend të botës dhe kjo është e padiskutueshme.

Një kërkim i ri ka arritur të gjejë se në cilin vend të botës partnerët tradhëtojnë më shumë.

Ju mund të keni menduar Francën apo Italinë, por në fakt do të habiteni të zbuloni se në fakt janë vendet skandinave.

Më sepcifikisht vendin e parë e ka zënë Danimarka me 46 % të popullsisë e cila ka pranuar në një sondazh se kanë kryer mardhënie jashtëmartesore.

Për një vend me një popullsi prej rreth 5 milionë banorësh duket se numri i lidhjeve jashtëmartesore është shumë i lartë.

Pas Danimarkës, vendin e dytë në listë e merr Norvegjia me 41% të çifteve të martuara të cilët kanë pranuar tradhëtinë ndaj bashkëshortit apo bashkëshortës.

Islanda dhe Finlanda kanë marrë vendin e tretë dhe të katërt me sondazhet që tregojnë për lidhje të jashtëligjshme të popullsisë, 39% dhe 36%  respektivisht.

Kështu sipas statistikave nëse ju njihni 10 çifte të martuara skandinavësh, të paktën 4 prej tyre ka shumë mundësi të kenë lidhje jashtëmartesore dhe të tradhëtojnë partnerët e tyre./CityNews





Lajmet e fundit nga