web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çifti me nivelin më të ulët të inteligjencës/ U marrin kujdestarinë e fëmijëve

1 Gusht 2017, 14:01, Kosova & Bota CNA

Një çift nga Oregoni ka humbur kujdestarinë e fëmijëve pasi të dy kishin një nivel shumë të ulët inteligjence dhe konisederoheshin të paaftë të kujdeseshin për fëmijët e tyre.

Amy Fabbrini, 31 vjeç dhe Eric Ziegler, 38 vjeç, janë aktualisht në një betejë për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tyre, të cilët u janë marrë nga shërbimet sociale.

Prej 4 vitesh prindërit vuajnë mungesën e fëmijëve të tyre pasi ishin shpallur ?të paaftë? intelektualisht? për t??u kujdesur dhe për t?i rritur ata nga Departamenti i Shërbimeve Humane në Redmond, Oregon.

Fëmija i dytë i çiftit, Hunter, u morr menjëherë pas lindjes nga shërbimet sociale.

Kjo erdhi pasi gruaja kishte pranuar se ajo nuk kishte kuptuar që ishte shtatzënë deri në tremujorin e tretë të shatzanisë.

Ndërkohë, bashkëshorti i Fabrinnit, Eric Ziegler, po merrte ndihmë financiare nëpërmjet programit të Sigurimeve Shoqërore dhe të të Ardhurave të Sigurisë Shtesë për shkak të diagnozës së tij me paaftësi mendore.

Pas kryerjes së një testi inteligjence, Ziegler shënoi 66 pikë dhe Fabbrini 72. IQ  e njeriut mesatar shkon në  90-110 pikë./CityNews





Lajmet e fundit nga