web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja cili është resorti luksoz ku ish-Presidenti amerikan po kalon pushimet!

20 Korrik 2017, 13:30, Kosova & Bota CNA

Bali është një nga destinacionet më të njohura të pushimeve kjo pasi vendi i mrekullueshëm është i mbushur me plazhe tropikale, shkëmbinj nënujorë me ngjyra koralesh si dhe shumë vende kulturore.

Vendi gjithashtu ka marrë aprovimin nga Barak Obama, ish-Presidenti ka jetuar në Indonezi për disa vjet gjatë fëmijërisë së tij dhe së fundi është rikthyer aty për në një udhëtim dhjetë ditor me familjen e tij.

Ish Presidenti dhe Zonja e Parë kanë bërë një tur udhëtimesh që kur lanë Shtëpinë e Bardhë, edhe pse në pjesën më të madhe të tyre ata nuk kishin dy vajzat e tyre. Në këtë udhëtim, gjatë të cilit ata vizituan Balin, Javan dhe Xhakartën, ata morrën Sashan dhe Malian me vete.

Familja Obama ka rezervuar për qëndrimin e tyre një ndër resortet më luksoze në Bali, Four Seasons Bali at Sayan.

Rezidenca trekatëshe me tre dhoma gjumi ka pamje nga lumi Ayung, maloreve pyjore dhe tarracat me oriz.

Çmimi për Villa Royal e rezervuar për Obamat nuk është e renditur në faqen e Four Seasons Bali. Ajo është e disponueshme sipas kërkesës, por vila të tjera të cilat ofron ky resort fillojnë që nga 2.500 $ për natë./CityNews





Lajmet e fundit nga