web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligje të rrepta për vizitorët/ Qyteti europian ndalon dhe përdorimin e shkopinjve për selfie

18 Korrik 2017, 12:30, Kosova & Bota CNA

Shkopinjtë për selfie, shishet e qelqit dhe kamionët e ushqimit janë ndaluar me ligj nga autoritetet në Milano.

Ndalimi i Bashkisë hyri në fuqi të premten më 14 korrik dhe ka për qëllim të frenojë grumbullimin e mbeturinave  si dhe sjelljet anti-sociale, raporton The Local.

Turistët dhe banorët vendas janë të ndaluar të “mbajnë, të lënë në terren, ose marrin çfarëdo lloj shishe qelqi ose kontejnerë, kanaçe dhe shkopinj për selfie” në zonën ndërmjet Piazza XXIV Maggio, Gorizia Avenue, Via Codara, Cantore Square dhe Gabriele D’Annunzio Avenue. Fishekzjarret gjithashtu janë ndaluar me ligj.

Kamionët e ushqimit janë të ndaluar gjithashtu – një rregullore e re ndalon të gjitha llojet e “lëvizjes së tregtisë” në zonat publike.

Rregullat do të jenë në fuqi deri më 13 gusht, me mundësi të shtyrjes së tyre nëse është e nevojshme. Këshilltarja e Milanos për siguri, Carmela Rozza, tha: “Është një dispozitë e ripërtëritshme”, duke shtuar se “do të vazhdojë derisa të jetë e nevojshme”.

Ajo tha: “Qëllimi i kësaj rregulloreje është ndërgjegjësimi i njerëzve dhe kthimi në një zakon për të mos sjellë shishe qelqi ose kanaçe në këtë zonë”.

Gjoba në rastet e moszbatimit të ligjit të vendosur shkon deri në 240?.

Milano po ndjek politikat e një sërë qytetesh italiane, të cilat kanë marrë një qëndrim të fortë mbi sjelljet anti-sociale apo problematike për mjedisin nga turistët./CityNews

 

 





08:22 Kosova & Bota

"Ballkani pa kufij"

Europa Juglindore i ofron Kinës, atë që Brukseli preferon ta...

Lajmet e fundit nga