web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet kura për virusin HIV/ Shërohet 9 vjeçari

27 Korrik 2017, 10:30, Kosova & Bota CNA

Një nëntëvjeçar i infektuar me HIV që në lindje është kururar nga virusi HIV duke kaluar shumicën e jetës së tij pa patur nevojë për ndonjë trajtim, thonë mjekët në Afrikën e Jugut.

Fëmija, identiteti i të cilit është i mbrojtur, i është dhënë një mjekim instensiv menjëherë pas lindjes.

Tashmë janë bërë plot 8 vite pa marrë mjekim dhe simptomat nuk janë shfaqur më.

Duhet theksuar se ky është një fenomen mjaft i rrallë, sepse shumica e të infektuarve kanë nevojë për trajtim të përditshëm për të parandaluar shkatërrimin e sistemit imunitar.

Sipas ?BBC?, familja e tij është shprehur se është më e lumtura në botë.

Nëse mjekët arrijnë të kuptojnë sesi fëmija është shëruar nga ky virus, ka shumë gjasa që me rastin e sipërpërmendur mund të zbulohet për herë të parë vaksina për ndalimin e HIV-it./CityNews





Lajmet e fundit nga