web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mos guxoni të vishni këtë bluzë në Turqi!

26 Korrik 2017, 19:30, Kosova & Bota CNA

Forcat e rendit turke kanë arrestuar një çift i cili ishte duke bërë pushimë në Antalja.

Cisem G. dhe Esen E. u arrestuan sepse mbanin të veshur një bluzë të bardhë mbi të cilën shkruhet në anglisht ?Hero?.
Mund të duket e pabesueshme por në Turqi kjo bluzë është e ndaluar të vishet sepse një ushtar i cili u akuzua për puçin e shtetit korrikun e shkuar kishte veshur një bluzë të tillë teksa po dërgohej në gjyq.

Veshja e tij shkaktoi shumë debate duke bërë që autoritetet të ndalonin përdorimin e saj.

Ndonëse më parë bluza shitej masivisht nga dyqanet në Turqi, tashmë kompania e veshjeve është detyruar ta heqë atë nga tregu. /CityNews





Lajmet e fundit nga