web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disa shenja që tregojnë se fëmija juaj ka probleme me shikimin

16 Gusht 2017, 18:48, Aktualitet CNA

Prindër janë disa shenja që nuk duhet t?i neglizhonit tek fëmijët tuaj.

Nëse problemet me shikimin kapen herët tek fëmijët, atëherë ka shumë shanse që ato të korigjohen dhe të shërohen plotësisht.

Këto janë shenjat që fëmija juaj ka nevojë për syze.

1.Qëndron vazhdimisht i ulur pranë televizorit, ose kur lexon libra i mban ato afër syve.

2.Fërkon shpesh sytë me duar.

3.Nëse gjatë leximit fëmija humb rreshtin të cilin e lexon apo mban gishtin për të orientuar shikimin, atëherë ky mund të jetë një rast që fëmija juaj ka probleme me shikimin.

4.Ndjeshmëria ndaj dritës ose marramendje, janë simptoma të disa probleme të syve.

5.Mbyllja e njërit sy kur shikon televizor ose lexon./CityNews





Lajmet e fundit nga