web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

15 adoleshentë kryejnë marrëdhënie me një gomaricë të infektuar nga tërbimi

16 Gusht 2017, 17:46, Aktualitet CNA

Autoritetet mjekësore dhe veterinare marokene dhanë alarmin për rrezikun e një epidemie tërbimi. Në qytezën Sidi Al Kamel të paktën 15 adoleshentë kishin kryer marëdhënie seksuale në grup me një gomaricë.

Për fatin e keq të adoleshentëve gomarica rezultoi e infektuar nga tërbimi. Veterineri lokal urdhëroi policinë ta vriste menjëherë gomaricën, që ishte shndërruar në rrezik për shëndetin e banorëve.

Problemi u zgjidh kollaj me gomaricën duke e vrarë dhe djegur kërmën, për të luftuar përhapjen e sëmundjes së tërbimit.

Me adoleshentët qeflij problemi ishte shumë më i vështirë. 15 adoleshentët u shtruan në Spitalin Mechra Beliksir Hospital, ku jo vetëm u vaksinuan kundër tërbimit, por për të evituar cdo të papritur do të qëndrojnë 1 javë derisa të plotësohet cikli i inkubimit të virusit të sëmundjes së tërbimit.

Besohet se edhe adoleshentë të tjerë kanë pasur kontakte seksuale me gomaricën e infektuar, por familjarët e tyre nga turpi i kanë dërguar në spitalet e qyteteve Fez dhe Rabat për të mos u dalë nami i keq këtyre djelmoshave qeflinj./Gjergj Thanasi

Për ata, që janë të interesuar për më shumë informacion mund të konsultohet linku:

https://www.moroccoworldnews.com/2017/08/225797/15-teenagers-treated-for-rabies-after-engaging-in-bestiality-with-donkey/





Lajmet e fundit nga