Keni dhëmbë të verdhë?/ Ja zgjidhja
Të gjithë ëndërrojmë të kemi buzëqeshjen perfekte hollivudia...
Ka një furi sulmesh nga grupe brenda PD-së, por natyrisht edhe nga shumica, kundër ministrave teknikë.
Nga brenda PD, ata sulmohen për së paku tre gjëra. E para, që nuk shmangën dot ?blerjen e votës?. E dyta, që kishin performancë të ulët publike, dhe kjo reflektonte zgjedhjen klienteliste të Bashës. Dhe e treat, që nuk u larguan pas 25 qershorit.
Nga jashtë PD, ata sulmohen si njerëz të bezdisshëm dhe pa dinjitet, që për të marrë disa muaj rrogë më shumë, në fakt po krijonin anarki në zyrat e shtetit shqiptar.
Por e vërteta është se ministrat teknikë, nuk janë fajtorë për gjithçka që thuhet.
Së pari, ata që i akuzojnë ministrat teknikë se ?nuk shmangën dot blerjen e votës?, janë duke thënë një gënjeshtër më të madhe se akuza që bëjnë.
Blerja e votës dhe zgjedhjeve, ishte një alibi që Basha e ngriti para zgjedhjeve, për të shmangur futjen në zgjedhje dhe ministrat teknikë, që u bën pjesë e kësaj marrëveshje, ishin thjesht një rënie e alibisë. Zgjedhjet nuk janë blerë, por janë fituar nga shumica, dhe ministrat teknikë, nuk mund të fajësohen përse shqiptarët votuan Partinë Socialiste. Ata bënë aq sa mundën, biles më shumë se çfarë i lejonte ligji, duke ushtruar terror mbi administratën, duke pushuar dhjetra vetë, duke mbyllur brenda mureve administratën dhe duke krijuar një klimë kundër përdorimit të shtetit në zgjedhje. Më shumë se kaq nuk është bërë kurrë në këto 27 vjet në Shqipëri, në çdo palë zgjedhje.
Po të shikojmë zgjedhjet që ka bërë PD apo dhe PS para 2017-s, nëse hapim arkivat e videove, do të shikojmë se makinat e administratës publike, prijnë çdo karvan dhe drejtorët janë zotër të fushatave. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Ministrat teknikë, por dhe vetë marrëveshja Rama- Basha, e shmangu këtë.
Për herë të parë ne kemi pasur një administratë me ndikim zero në zgjedhje, një fushatë elektorale të qetë, pa eksese, dhe një klimë shumë më qytetare në fushatë. Kjo nuk është meritë aq shumë e ministrave teknikë, sa e marrëveshjes Rama Basha, por nuk mund të jetë faji i ministrave teknikë. Ata nuk mund të fajësohen për diçka që nuk e kanë bërë. Thjeshtë nuk ka ndodhur vjedhja e zgjedhjeve dhe ata nuk kanë pasur çfarë të pengojnë. Ata nuk mund të viktimizohen tani, pse nuk bënë dot alibinë e Lulzim Bashës. Ata që e ringrejnë këtë pretendim, janë thjesht në pozitat e Lulzim Bashës në çadër, dhe duan të vazhdojnë luftën kundër tij me mjetet e tij. Kjo është punë e tyre, por nuk është e vërtetë.
Sulmi tjetër, ai ndaj performancës së ministrave qëndron pjesërisht, dhe këtu mund të fajësohet politika klienteliste e Bashës. Ministre Arsimi si kjo që u shfaq këto tre muaj në hapësirën shqiptare, nuk besoj se do të vijë më për 100 vjet. E paaftë, e papërgjegjshme, histerike, mediokre, qesharake dhe mbi të gjitha, e vendosur t?i demonstronte gjithë këto vese në publik, biles dhe në gjithë hapësirën shqiptare, ajo do të mbetet një model i keq i njerëzve që Basha ofron për pushtet. Konfliktuale me çdo zyrtar, dhe një e sëmurë për luks dhe përfitme personale, ajo është padyshm simboli më qesharak i ministrave teknikë. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë fjala vjen për ministrin e Shëndetësisë, i cili përveçse është një profesionist i zoti, u soll dhe si ministër i dinjitetshëm për detyrën që e ngarkuan. Ai bëri aq sa mund të bënte për të penguar administratën e shëndetësisë të përfshihej në fushatë, dhe pastaj mezi priste të shkonte në sallën e operacionit, ku ka punën e tij. Megjithë problemet e angazhimit politik, edhe ministri i Brendshëm dhe ajo e Financave, nuk mund të thuhet që ishin një dështim. Zelli i tepëruar politik, bëri shpesh të vetën, por ishin brenda standartit të një ministri normal.
Në tërësinë e vet, ministrat nuk ishin një model i mirë cilësor përzgjedhjeje, por kjo nuk është faji i tyre, por i atyre që i zgjodhën. Ata nuk i votoi as populli, as kontributi i tyre, por Shkëlzeni me Lulzimin. Tani nuk ka pse fajësojmë ata që u përzgjodhën, duke harruar ata që i përzgjodhën.
Argumenti i tretë kundër tyre, ai i mos ikjes nga detyra, përsëri nuk ka lidhje me ta, por me Lulzim Bashën. Unë nuk mendoj se ministrat kanë pas dëshirë të rrijnë pas 25 qershorit, kur besoj që nuk u bindej më as roja tek dera. Thjesht ata ishin aty, se ai që i çoi, kishte punët e veta, i duhej mandati i ri në parti, dhe u mor me hallet e tij. Pastaj erdhën pushimet dhe ai u zhduk.
Sot ata nuk janë larguar se Lulzim Basha u kujtua papritur që është gabim. Besoj se ata i lehtësoi nga kjo barrë, idiotësia e ministres së Arsimit, që bëri qesharak shtetin shqiptar dhe në Kosovë, duke bërë sherr me zyrtarë lokalë, përse nuk ka hotel me pesë yje në Gjakovë, dhe gafa të tjera të saj, që kompletojnë profilin e një idioteje të promovuar pa asnjë meritë.
Për të mbuluar skandalin e saj, sot Basha tërhoqi gjithë ministrat. Mirë bëri, se besoj që disa prej tyre, mezi e kanë pritur. Dhe identifikimi i mëtejshëm i imazhit të PD me Karabinën, natyrisht është një fundosje e frikshme.
Por mos nxitoni të thoni se ata dështuan. Ata bënë punën që u caktuan. Dështimi është i Lulzim Bashës, i cili shpiku një gënjeshtër para zgjedhjeve dhe pastaj donte ta vërtetonte gënjeshtrën, duke emëruar 7 ministra teknikë e dhjetë drejtorë.
Gënjeshtra nuk u mbulua dot, por jo për faj të ministrave. Shqiptarët nuk e votuan Lulzim Bashën dhe e ndëshkuan atë, edhe për shkak të ministrave teknikë, për t?i treguar atij, se problemi nuk është tek ?blerja e votave?, por tek mosbesimi që shqiptarët kanë tek ai. Dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të gjithë ëndërrojmë të kemi buzëqeshjen perfekte hollivudia...
Kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut, këto ditë, menjëherë të...
Një 30-vjeçar është vënë në kërkim nga Policia e Tiranës, pa...
Policia e Rexhio Emiljas (Reggio Emilia) mbrëmjen e së hënë...
Çdo çift në një mardhënie, përballet me konflikte dhe vështi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çorovodë të Skraparit ditë...
Ku ka humbur Luli? Luli, Basha, kryetari i PD-së. Ai i shkri...
Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në ak...
Sot, tapeti i kuq është bërë diçka normale për këta njerëz. ...
Monika Kryemadhi, nga Jala, i deklaroi shqiptarëve se vendi ...
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën Pal...
Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka replikuar me nënkryetar...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një 62-vjeçar ka ...
Një incident është shënuar në plazhin e Ksamilit në Sarandë,...
Policia e Vlorës ka dhënë disa informacione të reja në lidh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jet...
Pas paraqitjes së dorëheqjes të ministrave teknikë ditën e s...
Në një editorial që botuam dje në JavaNews.al, rreshtonim ar...
Një mesazh i ish-Presidentit Barack Obama, pas ngjarjeve në ...
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në plazhin e Portonovës në Zv...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...