web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Elvi FUNDO/Ministrat ikën, marrëveshja ngeli

16 Gusht 2017, 17:36, Aktualitet CNA

Seriali Rama-Basha vazhdon

Në 18 maj kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbylli një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, e cila u quajt historike për faktin se prej 90 ditësh opozita qëndronte në çadër dhe refuzonte të hynte në zgjedhje.

Marrëveshja futi PD në zgjedhje, Basha e përdori për dy qëllime. E para goditi ?armiqtë? brenda partisë, elitën dhe “senatorët” e saj të cilët i shikonte me frikë dhe panik se mund t?i rrezikonin karrigen. E dyta është pikërisht kjo e fundit, karrigia e kreut të PD, pas së cilës Basha është kapur fort dhe bashkë me të ?u fut? dhe në frigorifer, edhe pse regjistroi rezultat katastrofik në 25 qershor.

Garancia e 25 qershorit ishin ministrat teknikë dhe disa drejtorë. Të parët u tërhoqën sot, të dytët u shkarkuan nga Rama. Veprimi i sotëm, tërheqja e ministrave për ata që mendojnë se mbylli kapitullin e marrëveshjes Basha-Rama, pasi ky i fundit e shkeli dhe nuk e respektoi, ose e gënjenë veten ose nuk e kuptojnë Lulzim Bashën dhe veprimet e tij. Ministrat mund të ikin, por marrëveshja vazhdon sepse ajo i ka lënë të dyja palët e kënaqura: Basha goditi kundërshtarët dhe rimori karriken, Edi Rama shtrëngoi timonin dhe drejtimin e vendit i vetëm. Të dy kanë fituar, edhe Ilir Meta që gjoja do të ishte ?kurbani? i tyre.

Dorëheqja e sotme e ministrave thjesht tregon se marrëveshja vazhdon të funksionojë si një orë zviceriane. Këtë e tregoi publikisht edhe nënkrytari i PD Edmond Spaho i cili i urdhëruar nga Basha, hodhi në opinion publik tezën e votës me detyrim. Nga ana tjetër në PD gjatë gjithë fushatës flisnte për bashkëqeverisjen e shtatorit, e cila nuk do të ekzistojë ashtu siç do donte Luli, por pjesa e demokratëve që ndodhen në administratë, bizneset që qëndrojnë djathas dhe dalja publikisht pro PD është edhe më e lirë dhe më e çtensionuar se kurrë më parë. Nuk do të ketë largime demokratëve nga administrata, nuk do të ketë as hakmarrje apo përplasje midis dy të mëdhenjve. Luli do të marrë thelën e tij nga pushteti, ku kesh e ku me tendera, ku në dorë, ku tek familja, ku te kullat e Veliajt, Lulzim Basha do të vazhdojë të përfitojë nga marrëveshja, por jo politikisht, ashtu si edhe në dy rastet e tjera, thjesht dhe vetëm personalisht.

Marrëveshja mjafton t?i sjellë përfitime kryetarit me rezultat të falsifikuar të PD-së dhe nëse thesi shtohet Lulit ai është në rregull, nuk i intereson asgjë tjetër.

Për opinionin publik dhe demokratët në përgjithësi do të ketë disa teza si reforma Kushtetuese, tentativa  për një reformë të re administrative, reforma Zgjedhore, që do jenë buka e përditshme politike për shqiptarët dhe demokratët në veçanti. Luli do të shkojë me disa platforma në tavolinë, do tentojë të bëjë pak  grindavecin, në fund do firmosë dhe marrëveshja do të vazhdojë. Opinionit dhe demokratëve iu ?japin? reformat, kurse Luli merr llokmat e pjesës së pushtetit që ndau në tavolinë me Ramën në 18 maj.

Me dorëheqjen e sotme të ministrave marrëveshja vazhdon të zbatohet, megjithëse Luli ndoshta do të donte t?i mbante deri në 9 shtator, por nën presionin e vazhdueshëm të opinionit publik dhe demokratëve tërhoqi në kohën më të turpshme, pasi i ndoti dhe i bëri pis ministrat e tij. Ministrat ikën, por marrëveshja ngeli. Seriali për shqiptarët fillon në shtator me dy bashkë skenarist si Rama dhe Basha, të cilët janë njëkohësisht aktorë dhe regjisorë. Një rol figurativ pritet të ketë edhe Ilir MEta n?7 serialin që rifillon në shtator./CityNews





Lajmet e fundit nga