LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbytja e 10-vjeçares në Zvërnec/ Policia zbardh detaje të reja

16 Gusht 2017, 15:12, Aktualitet CNA

 

Policia e Vlorës ka dhënë disa informacione të reja në lidhje me mbytjen e ndodhur pak minuta më parë në plazhin e Portonovës në Zvërnec.

Sipas tyre, është kërkuar ndihmë nga tri shtetase, nëna më inicialeV.H. dhe dy vajzat e saj, të cilat po laheshin në det. Mësohet se ato janë nxjerrë menjëherë në breg, por fatkeqësisht vogëlushja 10-vjeçare me inicialet A.H. ishte mbytur.

Ndërkohë bëhet me dije se nëna dhe vajza tjetër gjenden jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, shtetases me iniciale V.H. është arritur që t?i rikthehet pulsi, por për momentin ndodhet në gjendje shoku për shkak të ngjarjes së ndodhur./CityNews

Lajmet e fundit nga