web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ku u fshehën ditën e protestës dy sekretarët e Bashës?!

26 Prill 2017, 13:17, Aktualitet CNA

Partia Demokratike zhvilloi dy ditë më parë një protestë në mbarë vendin, duke bllokuar për 1 orë akset kryesore nacionale. Protesta u zhvillua në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Elbasan, Lushnjë dhe Milot, ku demokratët bllokuan për një orë rrugët nacionale.

Partia Demokratike vijon prej 68 ditësh protestën në çadrën e vendosur para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ajo që ra në sy në tubimin e 24 prillit ishte mungesa e dy sekretarëve më aktivë në media të Lulzim Bashës.

Ervin Salianji i Aksionit Qytetar dhe Grida Duma e Marrëdhënieve me Publikun nuk u panë askund në protestë apo u fshehën fare. Salianji miqve të tij nga Korça, që protestonin në Bradashesh, u tha se ndodhej te sheshi ?Shqiponja?. Por, në fakt ka qenë vetëm sa ka takuar Edi Palokën dhe më pas është larguar.

“Po shkoj te çadra”, mësohet të ketë thënë Salianji, që në fakt u zhduk pa lënë gjurmë.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, nga ana tjetër nuk dukej gjëkundi në protestat e demokratëve.

U fsheh apo nuk dukej kjo ngelet për t?u sqaruar. Duma dhe Salianji, dy sekretarët e Lulzim Bashës, braktisën protestat e demokratëve. Ata nuk ishin asgjëkundi në aksion. Kuptohet ata janë aty ku del më shumë në kamera, por po nuhatën përplasje fshihen me vrap.

Protesta e demokratëve pati dhjetëra të kallëzuar në Prokurori nga policia, përfshirë dhe disa deputetë.

Ndoshta nga frika e këtyre padive dhe fakti se me ligjin e dekriminalizimit nuk kandidojnë dot për deputetë, dy njerëzit e sektit të Henri Çilit në PD nuk u shfaqën në protestën e opozitës dy ditë më parë.

Halli i tyre është të dalin në Tv e të marrin mandate deputetësh në protesta dhe kostot i marrin të tjerët.

?Pjeshkat? e opozitës janë shumë dhe shfaqen shpesh me stilet e tyre alla Çili.

Gjithsesi, dy sekretarët e PD tani e mohojnë liderin shpirtëror nga Labinoti dhe deklarojnë se janë e ardhmja e PD. Fshehur ose jo qëllim kanë mandatet e deputetëve, të tjerat vështirë se ju interesojnë. Show për ta vlen më shumë se aksioni opozitar./CityNews





Lajmet e fundit nga