LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xianomi Mi 6 do të hidhet në treg në mars

26 Nëntor 2016, 15:15, Tech CNA

Kompania Kineze e prodhimit të smartfonëve ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për sa i përket telefonit Mi Max Nano, një telefon që ekrani i tij është pothuajse sa gjithë smartfoni dhe nuk ka pothuajse fare korniza. Tashmë një raportim i ri vjen nga Kina dhe sipas tij Xianomi është duke përgatitur të hedhë në treg një smartfonë të ri të quajtur Mi 6 i cili do të vi i pajisur me procesorin Snapdragon 835.

Ky telefon sipas burimeve të ?gsmarena? pritet të hidhet në treg në të njëjtën kohë me lançimin e  Galaxy S8 nga Samsung. Ndërkohë Mi 6 nëse thashethemet janë të vërteta do të jetë telefoni i parë i Kinez që do të hidhet në treg me procesorin Snapdragon 835./Citynews.al

Lajmet e fundit nga