web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nokia do të rikthehet në tregun e telefonave në 2017

19 Nëntor 2016, 20:45, Tech CNA

Në rast se nuk e besonit se Nokia do të rikthehej në tregun e smartfonëve së shpejti dhe sipas medias teknologjike ?Phonearena? kompania ka sjellë ?konfirmimin? e një telefoni të ri i cili pritet të jetë në treg gjatë vitit 2017. Telefoni është zbuluar në një event për tërheqjen e investitorëve në kompani por, nëse mendoni se kompania do ta prodhojë vetë këtë telefon gaboheni pasi pas problemeve të shumta që Nokia ka hasu, të gjitha linjat e saj të prodhimit të smartfonëve janë shkrirë .

Edhe pse telefoni do të mbajë emrin Nokia, pritet që ai të prodhohet nga Foxconn i cili është edhe një nga partnerët kryesorë të prodhimit të Iphone për llogari të Apple. Ky telefon pritet të hidhet në treg gjatë vitit 2017 dhe do të mbajë emrin D1C. Smartfoni pritet të vijë me  android Nougat dhe do të ketë një njësi rami prej 3Gb dhe një procesor Snapdragon 430./Citynews.al





Lajmet e fundit nga