web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja si do të duket Huawei P10

20 Nëntor 2016, 17:45, Tech CNA

Ndërkohë që kompania Huawei sapo ka lançuar 4 telefona në treg ku më i fundit ishte Huawei P9 Lite imazhet e para të smartfonit i cili do të jetë pasardhësi i P9 kanë filluar të qarkullojnë në rrejt. Ende nuk është e qarte nëse pajisja që shfaqet në këto foto është Huawei P10 apo P10 plus por, nëse do të krahasohet me një prej telefonave të lançuar së fundmi të kompanisë, ky smartfon është shumë ndryshe edhe në dizajn.

Sipas ?gsmarena? kjo pajisje do të ketë një ekran prej 5.5 inch  i cili do të fuqizohet nga një procesor HiSilicon Kirin 960. Ndërsa për sa i përket njësisë së ramit ajo pritet të jetë 6 GB e mbështetur nga një memorie e brendshme prej 256 GB. Ndërkohë sektori i kamerave të pajisjes mendohet se do të ofrojë një kamer kryesore prej 12 MP dhe një njësi dytësore të kamerës  e cila do të jetë 8 MP. Asnjë prej këtyre parametrave nuk është konfirmuar prej kompansë./Citynews.al





Lajmet e fundit nga