web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

TOR sjell një nivel tjetër sigurie për sistemin Android

23 Nëntor 2016, 17:51, Tech CNA

Android është sistemi operativ më i përhapur në botë për i përket telefonave të zgjuar dhe shumë shpesh e kemi parë këtë pajisje të jetë pjesë edhe e shumë kompjuterëve të rinj. Por, ky sistem është kritikuar shpesh herë për nivelin e ulët të sigurisë që ofron pasi është një platformë e hapur dhe rrjedhja e të dhenve personale mund të ndodh shumë thjesht.

Tashmë një sistem sigurie i cili është më shumë një prototip  është lançuar dhe duhet thënë se ky sistem sigurie mund ta ndryshojë tërësisht sigurinë e pajisjeve tona të zgjuara.  Prototipi quhet ?Mission Improbable? dhe është krijuar nga Maik Perry i cili shprehet se ky sistem respekton të gjitha zgjedhjet dhe liritë e përdoruesit të pajisjes. Sistemi nuk është ende i përshtatshëm për të gjitha pajisjet dhe mund të shkarkohet vetëm për Google Nexus dhe Pixels pasi janë të vetmet pajisje  të cilat lejojnë përdoruesin të bëjë  ndryshime në programimin e tyre./Citynews.al





Lajmet e fundit nga