web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja strukturat drejtuese të PAA pas Kongresit/ Uran Metko zgjidhet nënkryetar

22 Tetor 2016, 14:14, Aktualitet CNA

 

Partia Agrare Ambientaliste ka mbledhur sot Kongresin Kombëtar ku ka zgjedhur edhe strukturat e saj drejtuese.

Në përfundim të këtij kuvendi nënkryetar i kësaj partie është zgjedhur ish deputeti Uran Metko. Gjithashtu janë zgjedhur edhe dy nënkryetarët e tjerë Arben Tafaj dhe Mark Molla.

Sekretar i Përgjithshëm i PAA-së do të jetë ish deputeti demokrat Genc Juka, sekretar organizativ është zgjedhur ish kreu i PS në Durrës dhe ish deputeti i kësaj partie Gazmir Bizhga.

Marko Bello do të drejtojë sekretariatin për marrëdhëniet me jashtë dhe në krye të Sekretariatit për marrëdhëniet me publikun do të jetë gazetari Armir Shkurti. /Citynews





Lajmet e fundit nga