web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A është Qeveri kriminale, qeveria e Edi Ramës?!

22 Tetor 2016, 12:51, Aktualitet CNA

Pas djegies së redaksisë së gazetës ?Koha Jone? natën e 2 marsit 1997 nga forcat e Sherbimit Sekret (SHIK) dhe nga Policia e Garda e  Republikës, Edi Rama shkruajti ndër rrjeshtat e pasdjegies së ?Koha Jonë? në prill 1997 se ?? gazeta ?Koha Jone? u dogj nga pushteti i Saliut dhe se çdo pushtet që nuk ia njeh dëmshpërblimin si e përvëluar nga Shteti, është pushtet kriminal?.?.

Natën e 2 marsit 1997 kur sapo ishte vendosur ligji i gjendjes së jashtëzakonshme nga parlamenti rreth orës 01.00 të natës kur kishte hyrë data 3 mars oficerë të SHIK-ut , policisë dhe Gardës hynë me forcë në zyrat e gazetës ?Koha Jone? dhe morën gazetarin Zamir Dule (që flinte në redaksi), duke e torturuar  pse shkruante për gazetën. Më pas i vunë flakën zyrave të gazetës dhe e dërguan në komisariatin numër tre në Tiranë si ?person i rrezikshëm?. Atje e masakruan, gjë që solli ku gazetari Zamir Dule të mos bëhej më njeri normal, nga torturat në trup dhe kokë. I kanë bërë tortura që vetëm Gestapo i ka përdorur. Morën edhe shoferin e gazetës Anesti Nikolla, duke e masakruar fizikisht. Ndaj në vitin 2003 kryeministri Nano me vendim qeverie si dhe në relacionin e tij shkroi se shteti hyri dhe dogji redaksinë e ?Koha Jone?, dhe firmosi pension për gjithë jetën gazetarit Dule.

Kaluan 19 vite nga djegia e redaksisë së gazetës së parë të pavarur dhe më të madhen e gjithë kohërave në Shqipëri ?Koha Jone?, por vendosja e drejtësisë për gjetjen e autorëve dhe dëmshpërblimin endet sa nga prokuroria në gjykatë e anasjelltas, në një odise të pafund seancash gjyqësore. Për dreq të Edi Ramës dhe për fatin e gazetës për çështjen në fjalë, rasti e solli sot që përballë të kemi pushtetin e Edi Ramës në gjykatë. Pra gazeta paditi pushtetin, asokohe. E në këtë rast pushteti i Edi Ramës në mënyrë paradoksale shkruan me firmë e vulë se gazeta ?Koha Jone? nuk u dogj nga pushteti ! Mirë se Sali Berisha e kishte të vështirë sepse akuzonte vetveten për djegien e redaksisë, por pushteti i Edi Ramës si ka mundësi që tregohet kaq i pisët dhe mashtrues, ndërkohë që dihet publikisht siç thotë edhe kolegji administrativ i gjykatës së lartë se kush e dogji (nënkupto:pushtetin e vitit 1997). Si ka mundësi që ministria e mbrojtjes, ministria e financave, Keshilli i Ministrave dhe Avokatja e Shtetit thonë se nuk ka asnjë përgjegjsi shteti në djegien e ?Koha Jone??! Bile me egra në gjyq është Avokatura e Shtetit, e cila duket si dikur SHIK-i Gazidedes që dhunonte gazetarët dhe rrihte Edi Ramën. Ndërsa ministria e financave, që sipas gazetës duhet të paguajë të paktën 1 euro dëmshpërblim vetëm që të vendoset drejtësia pas 19 vitesh, ajo drejtësi që bërtet përditë Edi Rama, shkon edhe më tej duke thënë se ?gazeta duhej të ruhej përballë Shtetit me roje private?! Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me datë 13 tetor 2016 në seancën parlamentare duke iu drejtuar ish-kryeministrit Berisha tha tekstualisht se ??.Ku ishe ti kur redaksia e gazetës ?Koha Jone? u dogj nga Sherbimi Sekret në mes të Tiranës??. Por pse hesht Edi Rama kur ka dokumenta shtetrore të cilat janë paraqitur në gjykatë dhe prokurori që ?Koha Jone? u dogj nga Sherbimi Sekret dhe Policia e Shtetit? Apo edhe pushteti i Edi Ramës është si ai i Sali Berishës në vitin 1997?! Apo i bashkon e njëjta filozofi pushteti, të dy, kur hypin në pushtet?

Natyrisht që Edi Rama nuk është prokuror dhe as gjyqtar, por është kreu i Ekzekutivit. Si i tillë duhej të pranonte publikisht të vertetën e ndodhur ndaj medias së parë shqiptare. Avokat Ngjela ka thënë se për hir të vendosjes së drejtësisë kryeministri Rama të pranonte se krimin e ka bërë Shteti, ashtu siç ka ndodhur. Një euro sikur të jap drejtësia apo kryeministri mbetet veprim që pranon krimin e organizuar nga shteti.

Tashmë po rikujtojmë rrjeshtat e Edi Ramës,në prill 1997 se ?? gazeta ?Koha Jone? u dogj nga pushteti i Saliut dhe se çdo pushtet që nuk ia njeh dëmshpërblimin si e përvëluar nga Shteti, është pushtet kriminal?.?. Në parlament apo kur iu duhet politikisht Edi Rama dhe ministrat e tij akuzojnë, me të drejtë, pushtetin e Berishës për djegien e redaksisë, ndërsa kur vjen puna në gjykatë bëhen me Saliun!

Pyetja shtrohet: A është ?pushtet kriminal? pushteti i Edi Ramës?

Të pavarurën ?Koha Jone? e dogji fizikisht me dhunë e plumba pushteti i Berishës në vitin e mbrapshtë 1997, kurse në vitin 2016 Edi Rama i vë flakën vetvetes dhe përcellon ?Koha Jone?.

Por u mësuam me pushtetet që nga maji 1991. Një turi paskan, të gjithë! /KohaJone





Lajmet e fundit nga