web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO EKSKLUZIVE - Lëvizje të reja në Parlament?/ Deputetë socialistë në Kongresin e Agrarëve të Dukës

22 Tetor 2016, 12:20, Aktualitet CNA

Kongresi Kombëtar i Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës ka tronditur Partinë Socialiste dhe mazhorancën. Kjo për dy arsye:

E para, kësaj partie i është bashkuar Marko Bello, Shpëtim Gjika, vetë Agron Duka dhe shumë ish deputetë dhe drejtues të PS-së.
E dyta, në sallë është parë dhe fotografuar edhe deputeti Vladimir Kosta, i cili e ka kundërshtuar hapur linjën zyrtare të PS-së.
Citynews ju sjell një foto ekskluzive ku shihet deputeti socialist Kosta në sallën e Kongreseve, ku u mbajt edhe Kongresi Kombëtar i PAA-së.

Ndërkohë në Facebook deputeti Vladimir Kosta shkruan se, “një pjesëmarrje e gjerë dhe dinjitoze në konventën e Vl të PAA-së”, duke i bashkangjitur edhe një foto nga punimet e Kongresit.
Pak minuta para publikimit të Kostës dhe fotos ekskluzive të Citynews ishte deputeti socialist Taulant Balla, i cili përmes një letre publike, sulmoi koalicionin PD-PAA dhe i kërkoi Agron Dukës ti bashkohet një orë e më parë Partisë Socialiste dhe koalicionit për Shqipërinë Europiane. /Citynews





Lajmet e fundit nga