web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/Tirana Bank jashtë shërbimi

22 Tetor 2016, 13:47, Aktualitet CNA

Bankomatet e Tirana Bank nuk kanë funksionuar ditën e sotme në të gjithë kryeqytetin, por ndoshta në të gjithë vendin. Qytetarët që kanë llogaritë apo pagat në këtë bankë nuk kanë mundur të tërheqin paratë e tyre gjatë së shtunës.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, bankomatet e Tirana Bank janë jashtë funksioni duke bërë që qytetarë të shumtë të mos mundin të tërheqin asnjë lekë nga llogaritë e tyre.

Problemi shkonte përtej Tirana Bank, në asnjë  bankomat të asnjë banke tjetër nuk mund të tërhiqje lekë, pasi karta e Tirana Bank refuzohej për veprime, kjo ndoshta tregon se problemi i bankës ka qenë sistemi qëndror dhe në të gjithë Shqipërinë për shkak të mungesës të lidhjes me sistemin e bankave të tjera.

Tirana Bank është mjaftuar vetëm me një mesazh në ekranet e bankomateve  ?Ju kërkojmë ndjesë. Përkohësisht jashtë shërbimit?.

Askush nuk jepte më shumë se përgjigja që shfaqej në ekran. Tirana Bank mbante të bllokuar mundësinë e klientëve të saj për të tërhequr të ardhura e tyre që ndodheshin në këtë bankë. /Citynews





Lajmet e fundit nga