web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OSHEE publikon treguesit për 9-mujorin 2016

22 Tetor 2016, 13:43, Aktualitet CNA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar treguesit kryesorë të aktivitetit gjatë 9-Mujorit të vitit 2016.

Ministri i Energjisë, Damia Gjikonuri përmes rrjetëve sociale ka sjellë të dhënat zyrtare të OSHEE për 9-mujorin 2016.

Nga të dhënat shihet se niveli i humbjeve në rrjet gjatë periudhës Janar-Shtator ka zbritur në 27.6%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ishte 31.1%.

 Të dhënat janë si më poshtë:

– Humbjet u ulën në 27.6%
– Në Shtator humbjet ulje rekord 22.1%
– Arkëtimet korrente 42,9 miliard lek

Humbjet krahasuese 9 mujor 2013 ? 2016:

Janar ? Shtator 2013 43.4%
Janar ? Shtator 2014 38.7%
Janar ? Shtator 2015 31.1%
Janar ? Shtator 2016 27.6%

E njëjta ecuri pozitive paraqitet edhe sa i takon treguesve të nivelit të arkëtimit të faturave korrente të energjisë elektrike.

Arkëtimet korrente krahasuese 9 mujor 2013 – 2016:

Janar ? Shtator 2013   28,8 miliard lek
Janar ? Shtator 2014   34,4 miliard lek
Janar ? Shtator 2015   41,5 miliard lek
Janar ? Shtator 2016   42,9 miliard lek

Sipas operatorit të Shpërndarjes deri më tani, 220 mijë abonentë familjarë kanë preferuar ta shlyejnë të gjithë detyrimin për të përfituar 70 dhe 80% reduktim të kamatës.

 





Lajmet e fundit nga